Është gjetur në orët e para të mëngjesit trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar në galerinë e minierës 6 ditë më parë.
61-vjeçari Muharrem Plaku, dyshohet se u zu poshtë nga një masiv dheu teksa punonte në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës.
Trupi i pajetë i minatorit është transportuar në morgun e spitalit të Bulqizës këtë të hënë.
Ngjarja u raportua rreth orës 12.00 të së mërkurës, kur pas shembjes së mineraleve, Murahrrem Plaku mbeti i bllokuar brenda minierës. Grupi i avarisë vijoi kërkimet të cilat rezultuan pa rezultat për pesë ditë.
Kërkimet për gjetjen e minatorit u vështirësuan pasi në galeri, herë pas herë raportoheshin rrëshqitje dherash.