Një vilë me pamje nga deti në Siçili, pronë e stilistëve të njohur Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana mësohet se ka dalë në shitje për çmimin e 6.5 milionë euro.
Kjo vilë ka 7 dhoma gjumi, 9 tualete dhe ndodhet në ishullin vullkanik të Strombolit. Stili dhe arkitektura e saj është tërësisht në stilin e Dolce & Gabbana, pasi çdo dhomë ka ngjyrën e saj.
Kjo vilë luksoze është vetëm një nga pronave të shumta të ish-çiftit të stilistëve, pasuria e secilit arrin në 1 miliard euro.
Ata kanë qenë së bashku rreth 20 vjet në një marrëdhënie të hapur, të cilës i dhanë fund në vitin 2015. Në ditët e sotme janë miq të ngushtë dhe shumë të afërt./Opinion.al/