Nikolla Dura është arrestuar 26 vite pasi ka vrarë bashkëardhetarin e tij në Itali.
56-vjeçari do të vuajë dënim me burgim të përjetshëm pasi goditi më 16 shtator të vitit 1995 bashkëatdhetarin me thikë në bark dhe fytyrë dhe më pas u largua.
Kujtojmë se më 20 gusht të 1998, prokurori i Firences lëshoi një urdhër arresti për shqiptarin i cili prej vitesh nuk u ekzekutua plotësisht.
Bëhet me dije se Dura u kap më Shqipëri më 17 maj të këtij viti dhe tashmë ndodhet në burgun e Rebibbia.