Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

59 mijë shqiptarë morën shtetësinë në një nga vendet e BE në 2017

2019/07/23 at 9:08 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
59 mijë shqiptarë morën shtetësinë në një nga vendet e BE në 2017

Ndonëse një shtet me popullsi të vogël, më pak se 3 milionë banorë, shqiptarët u renditën të dytët në Europë në vitin 2017 sa i përket fitimit të shtetësisë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Emigrantët e ikur në vite tashmë po bëhen qytetarë me të drejta të plota në BE, kryesisht në Greqi dhe Itali.


Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se 58,853 morën shtetësi në një nga vendet e BE-së në 2017-n, duke u renditur ndër tre vendet e para në Europë që kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së. Në vend të parë është Maroku, me rreth 68 mijë pasaporta dhe në vend të tretë, India me 32 mijë pasaporta.

Italia ka dhënë 27,112 pasaporta për shqiptarët, teksa ata rezultojnë më të “preferuarit”, duke u renditur të parët. Pas tyre janë marokenët (22.6 mijë) dhe brazilianët (rreth 10 mijë).

Greqia ka dhënë gati 30 mijë pasaporta për emigrantët shqiptarë. Ata që jetojnë në Greqi kanë rezultuar tepër të preferuar sa i përket vendimmarrjes së institucioneve për t’i dhënë shtetësinë. Vendi i dytë që ka marrë më shumë shtetësi greke është Ukraina, me vetëm 500 dhe të tretët janë moldavët me 378.

Përveç Greqisë dhe Italisë, shqiptarët po arrijnë të marrin pasaporta dhe në shtete të tjera, por me shifra shumë më të ulëta. Belgjika ka dhënë 571 pasaporta, Gjermania ka dhënë 374 pasaporta, Mbretëria e Bashkuar 315, Franca 282.

Shtetësia në BE
Në 2017, 825 mijë persona kanë fituar shtetësinë e një shteti anëtar në BE. Shtetet Anëtare ku shumica e njerëzve morën shtetësi në 2017 ishin Italia (18% e të gjitha shtetësive të fituara në BE), Mbretëria e Bashkuar (15%), Gjermania dhe Franca (14% secila), Suedia dhe Spanja (8% secila).

Përfituesit kryesorë të një shtetësie të BE ishin njerëzit nga Maroku (8%), Shqipëria (7%), India dhe Turqia (4% secila). Franca, Spanja dhe Italia (së bashku 83%) ishin Shtetet Anëtare kryesore ku shtetasit nga Maroku kishin fituar shtetësi, ndërsa për ata nga Shqipëria ishte në Greqi dhe Itali (së bashku 97%). Mbretëria e Bashkuar (53%) ishte shteti anëtar kryesor ku popullsia nga India fitoi shtetësi, ndërsa për ata nga Turqia ishte Gjermania (50%)/ Monitor



Ju sugjerojmë

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare
Aktualitet

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare

6 Qershor, 2026 1:08 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

6 Qershor, 2026 12:51 pm
Lidhje me trafikantët e drogës, SPAK dërgon për gjykim tre ish-punonjës policie
Kronikë

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 të dyshuar për grupe kriminale

6 Qershor, 2026 12:40 pm
Protestë në Porto Novo kundër projektit në Zvërnec
Aktualitet

Protestë në Porto Novo kundër projektit në Zvërnec

6 Qershor, 2026 12:12 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Berisha akuza Ramës: Skandal, përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit

6 Qershor, 2026 11:29 am
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor

6 Qershor, 2026 11:18 am
Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
Bota

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar me Volodymyr Zelensky

6 Qershor, 2026 10:42 am
Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin
Kronikë

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

6 Qershor, 2026 9:57 am
Kryeministri britanik paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
Bota

Kryeministri britanik paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

6 Qershor, 2026 9:46 am
Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn
Bota

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn

6 Qershor, 2026 9:10 am
Para
Procedura e shkarkimit, Meta: Po më dekorojnë për respektim të Kushtetutës

Procedura e shkarkimit, Meta: Po më dekorojnë për respektim të Kushtetutës

Pas goditjeve në ring, humb jetën boksieri rus

Pas goditjeve në ring, humb jetën boksieri rus

Një hakmarrje e Edi Ramës si në kohën e Kristo Patanakut

Një hakmarrje e Edi Ramës si në kohën e Kristo Patanakut
















TE FUNDIT

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare
6 Qershor, 2026

Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe janë mbledhur para ambasadës shqiptare në shenjë proteste për resortin në Zvërnec.  Nga...

Lexo më shumë

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
6 Qershor, 2026

Bordi i Transparencës në datë 6 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit...

Lexo më shumë

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 të dyshuar për grupe kriminale

Lidhje me trafikantët e drogës, SPAK dërgon për gjykim tre ish-punonjës policie
6 Qershor, 2026

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për...

Lexo më shumë

Protestë në Porto Novo kundër projektit në Zvërnec

Protestë në Porto Novo kundër projektit në Zvërnec
6 Qershor, 2026

Përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë të qytetit dhe specialistë të mjedisit, së bashku me qytetarë të ardhur nga zona të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}