Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

2025/06/06 at 8:35 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA) kanë shtuar rreth 58,500 deklarues të rinj për 2024.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për vitin 2024 janë 124,416 individë që kanë deklaruar DIVA.

Më herët tatimet deklaruan se detyrimin për deklarimin e të ardhurave vjetore në DIVA e kishin 143,369. Pra janë rreth 19 mijë individë që nuk kanë dorëzuar në afat DIVA-n.

Për 2023, nga 73,850 individë që duhet të deklaronin DIVA, deklaruan 65,910 individë.

Nga totali i deklaratave të dorëzuara për 2024, numri i deklaruesve të rinj është shtuar me 58,5 mijë krahasuar me 2023.

DIVA për 2024 pësoi disa ndryshime. Detyrimin për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës e kishin të gjithë individët që realizuan mbi 1,2 milionë lekë të ardhura bruto për 2024 nga mbi 2 milionë lekë që ishte deri në vitin 2023.

Por nuk ndryshoi mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA për individët e dypunësuar. Kjo kategori vijoi të ketë detyrimin për dorëzimin e DIVA pavarësisht nivelit të të ardhurave të realizuara.

Për 2024 u afrua edhe afati për dorëzimin e deklaratës nga 30 Prill që ishte më parë, u përcaktua që DIVA duhet të dorëzohej brenda 31 Marsit.

Ata individë që për arsye të ndryshme nuk dorëzuan në afat DIVA penalizohen me një gjobë prej 3 mijë lekë.

Si kanë ndryshuar deklarimet në 6 vite

Në 6 vite, përkatësisht në periudhën nga 2019 deri në 2024 DIVA është plotësuar nga 345,2 mijë individë referuar të dhënave dhënave të tatimeve dhe atyre të publikuar te “Plani strategjik 2024-2028, i administratës tatimore”.

Për vitin 2019 DIVA u dorëzua nga 13,9 mijë individë. Në 2020 numri total i deklaruesve arriti në 58,3 mijë deklarues. Në raport me 2019-n numri i deklaruesve u rrit 3 herë. Rritja u ndikua nga përfshirja për herë të parë në 2020 në DIVA të dypunësuarve.

Në vitin 2020, tatimet bënë të ditur nga lista e dy punësuarve që duhet të deklaronin DIVA 2020, numri i deklaruesve arriti në 38,983 individë. Pra në total për vitin 2020 deklaruan për herë të parë të ardhurat vjetore rreth 39 mijë të dypunësuar.

Në 2021 numri i deklaruesve arriti në 40,6 mijë deklarues me rënie rreth 30% krahasuar me 2020. Për 2022 numri i deklaruesve në DIVA i është kthyer rritjes së qëndrueshme. Krahasuar me 2021 u shtuan rreth 1,400 deklarues të rinj apo 3% më shumë.

Në 2023 u shtuan rreth 24 mijë deklarues të rinj krahasuar me 2023.

Në DIVA individët përveç deklarimit të të ardhurave bruto vjetore nga punësimi apo dypunësimi, kanë detyrimin për deklarimin e të ardhurave bruto nga dividendi, nga qiraja, nga pasuria intelektuale nëpërmjet licencave, të ardhura të fituara nga lojërat e fatit, nga transaksionet nëpërmjet mjeteve virtuale etj./Monitor

Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet

TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com