Rajoni

570 të prekur në Maq. e Veriut, Spasovski: Piku në 2-3 javët e ardhshme


               Publikuar në : 16:12 - 06/04/20 |
Al Do

Numri i të  prekurve me koronavirus në  24 orë t e fundit në  Maqedoninë  e Veriut ë shtë  rritur me 15 duke e cuar totalin në  570.

Janë regjistruar gjithashtu edhe 2 viktima, 1 në Tetovë dhe 1 në Koçan. Numri i përgjithshme i viktimave në  Maqedoninë  e Veriut ka shkuar në 20.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha gjatë konferencës për shtyp se vendi po hyn në një fazë kritike me koronavirusin. Sipas tij nuk dihet se sa do të zgjas dhe kur mund të përfundoj kjo gjendje, por u shpreh se kulmi pritet në 2-3 javët e ardhshme. Ai tha se në fund ne do arrijmë ta ndalim këtë betejë por secili prej nesh duhet të bëjë betejën tonë. Sipas tij pas dy ose tre javëje të  ardhshme kur do të jetë piku pritet që  numri i të  prekurve në  Maqedoninë  e Veriut të  jetë  2000-2500 persona.

Po hyjmë në një një fazë ku presim sfidat më të mëdha. Kjo është sfidë për sistemin shëndetësorë por edhe për të gjithë ne. Kërcënimi është i hatashëm ndaj të gjithë neve”, tha Spasovski. /Opinion.al

Pas