Adrola Dushi është një ndër modelet më simpatike e të suksesshme shqiptare.
Pamja e saj tërheqëse dhe e ëmbël, shpesh herë e kanë vendosur në qendër të thashethemeve.
Së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Mirage” ku në intervistën e saj u vu përballë midis disa opsioneve ku duhet të zgjidhte të preferuarën e saj. Ajo u pyet se kë pëlqen më shumë midis Luanës dhe Marinës. Modelja bukuroshe bëri një zgjedhje shumë të zgjuar e diplomatike duke u përgjigjur: “Luana si prezantuese, Marina është shumë cute”.