Aktualitet

56-vjeçares i gjenden sendet në anë të lumit, polumbarët e RENEA-s nisin kërkimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:12 - 22/06/22 |
Opi Nion

Policia e Vlorës ka informuar se ditën e sotme, në anë të lumit Vjosa, janë gjetur sendet personale të shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022.

Mësohet se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pritet mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur kërkimet në lumin Vjosë.

Më datë 22.06.2022, rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pritet mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur kërkimet në lumin Vjosë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al

Pas