Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen përgjimet që zbuluan grupin që dërgonte emigrantë në SHBA: “Numrin e këpucës mos ma luaj”

2018/05/19 at 2:16 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhen përgjimet që zbuluan grupin që dërgonte emigrantë në SHBA: “Numrin e këpucës mos ma luaj”

Zbardhen pergjimet qe cuan pas hekurave 16 persona në operacionin e koduar “272”, operacion që goditi grupin kriminal të trafikimit të emigrantëve ilegalë drejt SHBA-ve, Kanadasë e Britanisë kundrejt pagesës prej 20 mijë eurosh personi.


Nga përgjimet e kryera prej 2016-s, deri në shkurt-mars 2018, rezulton se ky grup kriminal kujdesej që porositë për karta identiteti të vendeve të BE-s, patenta dhe Pasaporta që i porosisnin të interesuarit dhe fotot e tyre të dërgoheshin online me Viber dhe Ëhatsapp pasi konsiderohishin si të papërgjueshme.

Në pamundësi grupi përdorte linja autobusësh, ndërsa mosha e personave etiketohej si numri i këpucës.

Më 22 nëntor 2017 Gentjan Stojku, një nga ndërmjetësit e këtij grupi shqiptaro-grek rezulton se është telefonuar nga një shtetas që i komunikon se “duhet të mi dërgosh porositë në ëhatsapp ose Viber, që të shikoj te ato që don se me 99 % i ke si kena folë…”.

Në bisedën e parë të përgjuar dhe renditur si provë nga akuza Gentjan Stojku dhe Alfred Myrtaj janë kapur mat duke përgatitur me lehtësi dokumente italiane sikur shqitparët që i blenin ishin me origjinë nga Leçe dhe Milano në itali. Alfred Myrtaj pyet Gentian Stojkun për falsifikimin e një leje qëndrimi në Itali. Në këtë bisedë dy komunikuesit flasin për qytetin që do të shënojnë si vendndodhje të personit që ka porositur dokumentet e falsifikuara.

Biseda mes Gentjan Stojkut dhe Alfred Myrtajt

A.M: deshma me të pyet për një gjo, e fredi jam alo

G.S: Po ça bone po të dëgjoj

A.M: Ee, këto Leçe janë të gjitha?

G.S: Po

A.M: Me i fjalë, çdo kush atje i merr apo?

G.S: Jo, po kto janë të asaj, pastaj ka edhe Milano ka po komuna ku ka qenë me i fjalë, që kanë dale ato. Kane qenë në at komunë, në at komunë.

Ky grup falsifikonte mjete identifikimi jo vetëm për shqiptarët por edhe për të huajt, përfshi dhe marokenët, ku në një rast janë përgjuar duke përgatitur një “permesso di sogiorno” për një markoken.

Në bisedën e përgjuar më 7 Janar 2017 hetuesit kanë zbardhur dhe skemën se si Stojku me nurmin shqiptar që përfundon me 776 i shpjegon Alfred Myrtaj tek numri grek që përfundon me 878 se si duhet të bëjë kujdes pasi të dhënat janë në frëngjisht dhe marokenit duhet ti përgatisnin një “sonxhorno” nga ato të thejshtat me qese.

Alfred Myrtaj: Ça është ajo?

Gentjan Stojku: Po ai është qyteti e shteti është Makrok

A.M: Eeeee

G.S: Kurse ai është qyteti

A.M: Po kaq gjata e kanë ato….

G.S: Farni pra Farni, futu shikoje po qe se ke internet, se mos ma ngatërron se e ka shkruejt frengjisht ai.

A.M: E di e di se është emër ai pra NOM është.

G.S: Është mbimeri, shiko Prenom është NEME. Kurse Ifrani Ddame është qyteti, shteti është Marok.

A.M: E marr vesh e marr, nga ato “sonxhornot”?

G.S: Jo nga ato të shtrenjtat, nga ato të thjeshtat, nga ato të tjerat që janë me qese.

A.M: Dmth nga ato të thjeshtat

Një tjetër provë e akuzës për falsifikimet e vizave është porosia e një vajzë nga shkodra ku Florjan Hyseni bisedon e takohet me ndërmjetësin Albet Xhelili duke rënë dakort se të dhënat do ja nis me autobuz dhe ai duhet të bëj pasaportën me emrin e shtetases italiane C.Ambrogia por me foton e shkodranes.

Florjani i dërgon sms Xhelilit “Ky është nr tel shoferit 067……, autobus blu me targa AA… në orën, 12:40 e ke aty sa ti marrësh më difto.

Pasi merr zarfin Alberti i përgjimit me sms: Ok.

24 orë nga marrja e zarfit me të dhënat e vajzës nga shkodra dhe konfirmimin që Hyseni kishte marrë paratë, komunikon sërish me Albert Xhelilin njohur si “berti” duke i konfirmuar se porosia duhet përfunduar.

“Nigjo Florin përfunoje. Ee në rregull? Po përfunoje. E mirë mirë. Nigjo, komplet njashtu sit a kam dhënë unë. Nurmin e këpucës mos ma luaj”.

Pasi merr pasaportën Florjan Hyseni ja dërgon vajzës nga Shkodra e cila më 16 Mars 2018 lë Shqipërinë duke udhëtuar për në Amerikë por është ndalur në një aeroport ndërkombëtar pasi është pikasur dokumenti fals.

Të ndaluar nga autoritetet policore rezultojnë dhe shtetasit L.S dhe R.H të pajisur me dokumetne false nga ky grup. Ata janë bllokuar në Xhamajka duke udhëtuar me AirCanada për në Toronto.

Në këtë grup janë përgjuar dy efektivët e policisë Arjan Uku, Entela Çali të cilët duke bashkëpunuar me Albert Xhelilin kthejnë patentat e sekuestruara nga policia rrugore për shkelje si dhe fshinë nga sistemi e-gjoba, gjobat e vendosura për shoferë kundrejt pagesave korruptive.

Shqiptarja.com

 

Etiketa: arrestimeflasifikimePASAPORTAPërgjime


Ju sugjerojmë

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua
Aktualitet

Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua

6 Qershor, 2025 10:53 am
Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen

6 Qershor, 2025 10:45 am
Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat
Aktualitet

Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat

6 Qershor, 2025 10:39 am
La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë
Aktualitet

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

6 Qershor, 2025 10:27 am
Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa
Aktualitet

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa

6 Qershor, 2025 10:23 am
Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!
Aktualitet

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

6 Qershor, 2025 10:08 am
Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit
Aktualitet

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit

6 Qershor, 2025 9:56 am
Para
Momenti i shumëpritur, puthja në buzë e Princ Harry dhe Meghan Markle

Momenti i shumëpritur, puthja në buzë e Princ Harry dhe Meghan Markle

E fundit/ Basha nga Selia e PD-së: Rama arreston kukësianët për krime të rënda, narkotrafikantët i le të lirë

Pas deklaratës së gazetarit flet Basha dhe fton për protestë: Edi Rama gënjeu duke e bërë analizën në Surrel

Turistët shqiptarë rrrëzohen në Shpellën e Pëllumbasit, njërin prej tyre e merr rrjedha e lumit

Turistët shqiptarë rrrëzohen në Shpellën e Pëllumbasit, njërin prej tyre e merr rrjedha e lumit
















TE FUNDIT

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 në...

Lexo më shumë

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
6 Qershor, 2025

Ministria e Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar në lidhje me debatet e fundit për restaurimin e burgut famëkeq të Spaçit....

Lexo më shumë

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
6 Qershor, 2025

Kurban Bajrami i këtij viti mbërriti me një frymë tjetër më të heshtur, më të përmbajtur, por ndoshta edhe më...

Lexo më shumë

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
6 Qershor, 2025

Një burrë është grabitur nën kërcënimin e armës në Prishtinë. Po situata nuk ka përfunduar me aq për personin që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com