Aktualitet

51 milionë lekë fond, Bashkia e Tiranës shpërblen sportistët elitarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:17 - 14/06/22 |
Opi Nion

Bashkia e Tiranës shpërblen sportistët elitarë, me bonuse apo edhe me infrastrukturë dhe kushte më të mira për stërvitje.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak është miratuar fondi prej 51 milionë lekësh që shkon për shpërblimet e sportistëve

 “Unë besoj duhet të kalojë koha kur sportistët prisnin 10 vjet për të marrë fondet. Nëse këndojmë dhe krenohemi “O sa mirë me qenë shqiptar” dhe sportistët tanë ngrenë flamurin lart, duhet të përgjigjemi dhe për premtimet që kemi bërë. Ndaj sot, miratojmë shpërblimin për dy kampionate dhe dy rekorde të fituara nga sportistja Luiza Gega dhe trajneri i saj. Gjithashtu shpërblehen edhe disa atlete shumë të talentuara. Për peshëngritjen kemi një super vit pas rezultateve në kampionatin botëror në Uzbekistan dhe në Kampionatin Europian. Është patjetër Evangjeli Veli ajo që në 5 kampionate ka qenë historia jonë e suksesit. Kemi një shpërblim për Brikenin që doli kampion bote në Kampionatin Botëror. Po kështu, pjesë e këtij vendimi janë disa talente të tjera dhe trajnerët respektivë”,-është shprehur Veliaj.

Po ashtu, Bashkia e Tiranës ka siguruar mbështetje dhe dhënin e shpërblimit dhe për ekipin e Volejbollit për Meshkuj të Klubit Sportiv “Tirana” që rikthen kupën pas 26 vitesh në kryeqytet.  Kryebashkiaku tha se do të shpërblehen dhe sportistët e Klubit të Futbollit Tirana, të cilët u shpallën këtë vit kampion.

Pas