Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

500 miliardë Euro: Merkeli e Macroni në borxhe për Evropën

2020/05/19 at 9:14 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
500 miliardë Euro: Merkeli e Macroni në borxhe për Evropën

Nga Auron Dodi


Me flamujt gjermanë dhe francezë pas vetes, krahas atyre nacionalë dhe të BE, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron shpallën dje pasdite (18.05.) dakordimin e ri për Evropën.

“Është kriza më e rëndë, para së cilës ndodhet Bashkimi Evropian në historinë e tij. Një krizë e tillë kërkon edhe përgjigje përkatëse”, tha kancelarja Merkel pas videokonferencës së përbashkët me Presidentin Macron.

Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron ranë dakord për fondin e rindërtimit të BE, apo instrumentin e rindërtimit, siç quhet ai ndryshe. Fondi i rindërtimit do të financohet me obligacione, me mjete financiare që Komisioni Evropian do t’i marrë borxh në treg.

Elementi vendimtar në deklaratën e Merkelit dhe Macronit është që këto mjete do t’u jepen si grante shteteve të goditura më fort nga Covid-19. Kancelarja Merkel tha se nuk bëhet fjalë “për kredi”.”Këto 500 miliardë euro nuk do të kthehen nga ata që i përfitojnë,” deklaroi Presidenti Macron. Kjo u mundëson shteteve që kanë pasur borxhe të larta shtetërore edhe pa Covid-19, që të mos e thellojnë borxhin kombëtar.

Borxhet që do të marrë Komisioni Evropian për bashkësinë do të shlyhen “për një kohë shumë të gjatë”, tha kancelarja Merkel. Burime të ndryshme parashikojnë për këtë një periudhë deri 30 vjeçare. Barra që do të mbajë secili nga shtetet për këto borxhe do të jetë në përputhje me pjesën e tij në buxhetin e Bashkimit Evropian: Gjermania me 27 përqind, Franca me 20.2 përqind.

Kush përfiton nga mjetet për rindërtimin?

Presidenti francez tha se fondet do të shkojnë në “sektorët dhe zonat më të goditura”. Nga shtetet, përfituesit kryesorë pritet të jenë shtetet e Evropës Jugore si Spanja dhe Italia. Këto shtete janë goditur edhe ekonomikisht më fort nga pandemia. Por të goditura rëndë janë edhe Franca, Portugalia dhe Greqia, për shkak të mbylljes së degës së turizmit, shumë të rëndësishme për ekonomitë e tyre.

Si do të shpërndahen mjetet e fondit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do ta paraqesë planin e rindërtimit të Evropës në 27 maj. Më pas, më 18 qershor atë do ta vendosin kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE.

Teknikisht mjetet financiare nga obligacionet do të përdoren për shpenzimet e buxhetit të Bashkimit Evropian, nuk do t’u jepen shteteve në krizë për buxhetet e tyre. Komisioni Evropian do t’ua përcjellë mjetet pastaj shteteve në bazë të kritereve të caktuara.

Komisioni Evropian ka paraqitur këto ditë disa përfytyrime për mënyrën e shpërndarjes së mjeteve financiare në vendet e krizës. Rëndësi vendimtare pritet të fitojë tani i ashtuquajturi Semestri Evropian, rekomandimet vjetore të Komisionit për politikën ekonomike dhe fiskale. Deri tani këto rekomandime përgjithësisht janë anashkaluar nga shtetet anëtare, ndër to bën pjesë edhe Italia.

Dokumenti i miratuar dje nga Gjermania dhe Franca kërkon edhe investime “në tranzicionin digjital dhe të gjelbër” dhe në forcimin e kërkimit shkencor dhe të zhvillimit.

Pengesat në miratimin e planit të rindërtimit

Vëllimi i fondit është më i ulët nga ai që dëshironin shumë shtete jugore të BE, ndër to edhe Franca. Por në një situatë të jashtëzakonshme Gjermania reagoi me hapa të jashtëzakonshëm: Berlini  e braktisi me deklaratën e djeshme të kancelares Merkel kundërshtimin ndaj obligacioneve. Në Berlin ashtu si edhe në kryeqytete të tjera  ky vendim kishte javë që po përvijohej. Pas goditjes nga Covid-19, një vendim i ndryshëm do ta kishte dëmtuar ndoshta në mënyrë fatale Bashkimin Evropian ndaj fuqive konkuruese për tregun evropian, Kinë e Rusi.

Është fakt që si në Gjermani, ashtu edhe në të 27 shtetet anëtare të BE, financimin e fondit të rindërtimit me obligacione, duhet ta miratojnë të gjitha parlamentet nacionale. Në Gjermani do të jetë detyrë jo e lehtë bindja e Bundestagut nga qeveria gjermane: që krahas buxhetit klasik të BE të miratohet fondi shtesë i Coronas, i financuar me obligacione. Në qarqe të CDU-së dhe te liberalët e FDP-së rezistenca ndaj bondeve evropiane vazhdon të jetë e fortë. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese gjermane, e cila u vuri pikëpyetje obligacioneve që blen në emër të shteteve anëtare Banka Qendrore Evropiane, ndonëse nuk kishte për objekt bondet e tanishme të Komisionit Evropian për Coronan, ia vështirëson punën bindëse qeverisë gjermane.

Obligacionet e Komisionit Evropian janë Corona-Bonde, veçse nga dera e pasme, gjykojnë disa analistë gjermanë. Të tjerë kujtojnë që fondi i rindërtimit nuk do të financojë buxhetet e shteteve anëtare, si do ta bënin Corona-Bondet. Në këtë rast mjetet financiare janë të lidhura, kanë një qëllim të caktuar: zbutjen e pasojave ekonomike të Covid-19 në shtetet e BE.

Shpresohet se mbështetjen nga parlamenti do ta lehtësojë fakti që tani, me obligacionet e Komisionit Evropian, Gjermanisë nuk do t’i duhet t’i rrisë kontributet në buxhetin e Bashkimit Evropian. Kancelarja Merkel e ofroi rritjen e kontributit gjerman në këtë buxhet, por sipas burimeve nga Brukseli, pak shtete janë në gjendje të bëjnë të njëjtën gjë. Një fond i krijuar në këtë mënyrë do të kishte vëllim të vogël, të pamjaftueshëm. Disa analistë tërheqin megjithatë vëmendjen se fatura do të vijë, por vite më vonë: prej vitit 2025 do të jetë e nevojshme rritja e kontributeve nga shtetet anëtare në Bruksel.

Reagime evropiane

Përpara deklaratës së tyre të përbashkët, Merkeli dhe Macroni i patën njoftuar kryetarët e tjerë të shteteve dhe të qeverive për hapin e tyre. Reagimet sot qenë të përmbajtura. Komisioni Evropian foli për një “hap në drejtimin e duhur”, Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde e përshëndeti dakordimin franko-gjerman.

Në Parlamentin Evropian Grupi Parlamentar i Gjelbër u shpreh skeptik për shumën e fondit të rindërtimit: 2 bilionë euro ishte shuma e shpresuar nga europarlamentarët. Ndërsa Grupi Parlamentar i AfD-së në Parlamentin Evropian kujtoi se “Merkeli dhe Macroni shkelin ligjin e BE”, pasi neni 311 i Marrëveshjeve të BE e ndalon marrjen e borxheve nga BE.

Nga kryetarët e shteteve, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz shkroi në twitter se “Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë me kredi vendet e prekura me shumë”. Ky është qëndrimi i mbrojtur deri tani edhe nga Holanda, Suedia e Danimarka.

Megjithë këtë: Merkeli dhe Macroni ngritën me iniciativën e djeshme një urë, për të bashkuar veriun me jugun e Evropës.  Është një hap me përmasa historike. Gjermania dhe Franca pranojnë për herë të parë që rindërtimi në Bashkimin Evropian të financohet me borxhe të përbashkëta të të gjitha shteteve.  Ky hap dëshmon se në këtë kohë të jashtëzakonshme për botën, motori gjermano-francez për Evropën funksionon.



Ju sugjerojmë

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 6:20 pm
PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe
Sport

PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe

16 Dhjetor, 2025 5:37 pm
Para
Thaçi nisi konsultimet me partitë, Albin Kurti i dërgon letër

Albin Kurti kërcënohet me jetë: Duan të frikësojnë Kushtetuesen

Parakaloi drejtorin e policisë, mbahet 7 orë në komisariat

Parakaloi drejtorin e policisë, mbahet 7 orë në komisariat

Ndiqni live emisionin Opinion

Ndiqni live emisionin Opinion
















TE FUNDIT

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
16 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK. për AKSHI-n dhe për...

Lexo më shumë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
16 Dhjetor, 2025

Më 2023 një dhurues në një bankë sperme daneze u zbulua si bartës i një mutacioni gjenetik që mund të...

Lexo më shumë

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
16 Dhjetor, 2025

Është krijuar komisioni ndërkombëtar për dëmshpërblimin e dëmeve të luftës ndaj Ukrainës: konventa themeluese, e promovuar nga Këshilli i Evropës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com