Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

500 mijë euro vjedhje, goditet grupi që grabiste banesa në Gjermani dhe Francë

2018/07/10 at 5:55 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
500 mijë euro vjedhje, goditet grupi që grabiste banesa në Gjermani dhe Francë

Një operacion i përbashkët Gjermani-Francë-Shqipëri ka çuar në goditjen e një grupi kriminal që vidhte banesa në Gjermani dhe Francë.


Mësohet se pjesë e këtij grupi janë mbi 40 persona dhe dëmi që kanë shkaktuar është rreth 500 mijë euro.

Një nga të dyshuarit është Gentjan Duraku, 29 vjeç, arrestuar në Kukës.

Hetimi u nis nga autoritetet gjermane në Offenburg në gusht 2017, pasi një grup i krimit të organizuar shqiptar ra në rrjetën e tyre, për kryerjen e një numri vjedhjesh banesash në jug të Gjermanisë.

Në të njëjtën kohë, xhandarmëria franceze (OCLDI) po heton gjithashtu një grup kriminal shqiptar përgjegjës për më shumë se 45 vjedhje banesash në Francë.

Më pas u bë e qartë se të dy autoritetet ato gjermane dhe franceze, po hetonin të njëjtën organizatë kriminale e cila ishte aktive në të dy vendet njëkohësisht.

Në fillim të vitit 2018 u arrit në përfundimin se të dyshuarit nën hetim nga xhandarmëria franceze, i kishin zgjeruar aktivitetet e tyre kriminale në Gjermani.

Bazuar në këtë zhvillim të ri, autoritetet gjermane të zbatimit të ligjit në Offenburg, morën masa dhe arrestuan në janar të këtij viti 3 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e këtij grupi të krimit të organizuar.

Xhandarmëria franceze ndoqi nga afër dhe në Paris u arrestua një anëtar tjetër i këtij grupi, në mars 2018.

Informacioni i mbledhur nga të gjithë.

Në fazën e fundit të këtij hetimi, policia shqiptare (   Task – Forca “Anti Skifter”, DVP Kukës, Tiranë,  Fier, Vlorë e Gjirokastër )   ka kontrolluar në fillim të korrikut nëntë apartamente, bare dhe restorante në Tiranë, e mbështetur në vendngjarje nga ekspertë të Europolit, Xhandarmëria Franceze (OCLDI) dhe selia qendrore e policisë në Offenburg.

Si rezultat, një i dyshuar si pjesëtar i të njëjtit grup u arrestua në Kukës, dhe u gjetën disa sende të çmuara që besohej se ishin rezultat i vjedhjeve të ndryshme.

Dëmi i vlerësuar financiar përllogaritet afërsisht në 500 000 euro, me dëmtime të rënda psikologjike për viktimat.

Informacioni i mbledhur gjatë ditës së zhvillimit të operacionit, është duke u analizuar.

Hetimet tashmë kanë identifikuar anëtarët e tjerë të këtij grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar, që besohet se përfshin mbi 40 vetë të cilët veprojnë si në Francë ashtu edhe në Gjermani.

Bashkëpunimi ndërkombëtar policor i koordinuar nga Europol kishte rol kyç në vënien e këtyre autorëve para drejtësisë me të arrestuarin e fundit, rezident jashtë BE-së.

Europol bëri bashkë forcat e ndryshme policore, për t’i ndihmuar ata të bashkonin pikat e përbashkëta të hetimeve të tyre të ndryshme, duke ofruar ndihmë analitike përpara dhe gjatë ditës së operacionit, duke përfshirë edhe dërgimin e një eksperti në Tiranë, për të ndihmuar në kontrollin e ndërsjellë të të dhënave./Opinion.al

 

Etiketa: 500 mijë euro vjedhjefrance dhe gjermanigoditet grupi që grabiste banesa


Ju sugjerojmë

Shqipëria fiton, mposht Gjibraltarin me një penallti
Kryesore

Shqipëria fiton, mposht Gjibraltarin me një penallti

4 Shtator, 2025 8:00 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

PD kërkoi mos-certifikimin e rezultatit, Kolegji Zgjedhor merr vendim për zgjedhjet

4 Shtator, 2025 6:23 pm
Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”
Aktualitet

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”

4 Shtator, 2025 4:22 pm
Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale
Kryesore

Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale

4 Shtator, 2025 1:48 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve

4 Shtator, 2025 12:58 pm
“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve
Aktualitet

“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve

4 Shtator, 2025 12:54 pm
Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel
Aktualitet

Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel

4 Shtator, 2025 11:02 am
Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë
Kronikë

Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë

4 Shtator, 2025 10:27 am
I dënuar në Itali për trafik droge, 52-vjeçari arrestohet në Peqin
Kronikë

I dënuar në Itali për trafik droge, 52-vjeçari arrestohet në Peqin

4 Shtator, 2025 9:33 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Arrestohen babë e bir në Shkodër, ishin në kërkim pasi plagosën me thikë 33-vjeçarin

4 Shtator, 2025 8:42 am
Para
Bllokohen 118 kg mish pa vulë në Burrel

Bllokohen 118 kg mish pa vulë në Burrel

Ronaldo largohet drejtë Juventus, ja mesazhi i parë i futbollistit për tifozët

Ronaldo largohet drejtë Juventus, ja mesazhi i parë i futbollistit për tifozët

‘Dhjetëfishohet gjoba për përdorimin e celularit’, policia: Në 8 aksidente 6 ndodhin për shkak të celularit

'Dhjetëfishohet gjoba për përdorimin e celularit', policia: Në 8 aksidente 6 ndodhin për shkak të celularit
















TE FUNDIT

Zelensky-Putinit: Nëse nuk dëshiron të takohesh me mua, më fto në Moskë

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
4 Shtator, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut rus, Vladimir Putin, për një takim të mundshëm mes...

Lexo më shumë

Shqipëria fiton, mposht Gjibraltarin me një penallti

Shqipëria fiton, mposht Gjibraltarin me një penallti
4 Shtator, 2025

Shqipëria ka fituar në miqësoren e luajtur përballë Gjibraltarit me rezultatin 0-1, falë një penalltie të Jasir Asanit. Sfida e...

Lexo më shumë

“Duhet ta kishim kuptuar rrezikun”, Merz: Të gjithë e kishin gabim për Putinin

“Duhet ta kishim kuptuar rrezikun”, Merz: Të gjithë e kishin gabim për Putinin
4 Shtator, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se të gjithë e kishin gabim për Putinin, në një intervistë me revistën franceze Paris...

Lexo më shumë

Rama publikon një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike: Ecim pa ndalim

Rama publikon një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike: Ecim pa ndalim
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Rama ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com