Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me 50 vite burg për babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Buci, të cilët akuzohen për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci.
Mësohet se babë e bir ishin të pranishëm në seancën gjyqësore, ku e pritën vendimin e dënimit me nga 25 vite burg të qetë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në vitin 2012 në Malin me Gropa dhe u zbardh vetëm pas rrëfimit të një dëshmitari, i cili u bë bashkëpunëtor i drejtësisë në vitin 2020.
Hetimi tregoi se Eglantina në atë kohë 23 vjeç u mor në makinë nga i vëllai Shkëlzeni, siç thotë Prokuroria, me kërkesë të babait Faik Buci dhe u ekzekutua me armë zjarri në Malin me Gropa, ku edhe iu fsheh trupi.Dy të pandehurit kanë mohuar akuzat.