Gjysma e votuesve të Partisë Demokratike preferon Sali Berishën si kryetar të PD. Lulzim Basha mbështetet nga 1/3-ta e votuesve të PD, për të qëndruar në karrigen e kryetarit të partisë.
Vetëm 8.3% e votuesve të PD mendojnë që partisë i duhet një udhëheqës i ri.
Thuajse gjysma e votuesve të PD-së mendojnë se largimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat nuk e ndihmon partinë të vijë në pushtet më shpejt. Vetëm 22% e tyre mendojnë se vendimi i Bashës e ndihmon ardhjen në pushtet të PD-së./Euronews