Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

5 vjet në kampin e ISIS, ambasada shqiptare nuk ndihmon djalin të kthehet

2019/10/18 at 9:02 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
5 vjet në kampin e ISIS, ambasada shqiptare nuk ndihmon djalin të kthehet

Një histori rrëqethëse e sjellë nga emisioni “Le Iene” në Itali ka në fokus familjen me origjinë shqiptare Berisha.

Në vitin 2014, Valbona Berisha, e cila jetonte në Itali së bashku me familjen e saj vendos t’i bashkohet ISIS dhe të shkojë në Siri.

Por këtë udhëtim nëna e tre fëmijëve nuk e ndërmori vetëm pasi me vete mori djalin e saj të vogël Alvin. Që prej asaj kohe babai i tij, Afrim Berisha, nuk dinte asgjë për të voglin. Familja shqiptare jetonte në Itali që prej vitit 1995 dhe kishin edhe dy vajza të tjera përveç Alvinit të vogël.

Tre vite më parë ai iu drejtua emisionit “Le Iene” ku tregoi historinë e tij të dhimbshme sesi bashkëshortja e tij iu bashkua ISIS dhe mori djalin e tyre me vete. Sipas Berishës, ai nuk kishte vënë re asnjë ndryshim tek bashkëshortja e tij që mund të bënte që të mendonte se ajo po i bashkohej ISIS dhe shtetit Islamik.

Ai ka qëndruar 5 vite që pas ikjes së tyre pa ditur asgjë rreth fatit të të birit.  Por pas 5 vitesh agoni duke mos ditur ku i vogli ishte, një letër vjen prej tij nga një kamp i kontrolluar nga forcat kurde, ku i kërkon të atit që t’a vinte merrte dhe se e donte shumë.

Gazetarët italianë të “Le Iene” së bashku me babain, Afrim Berishën kanë bërë të mundur gjetjen e vogëlushit shqiptar Alvin, i cili ndodhej në një kamp burgosurish në verilindje të Sirisë i kontrolluar nga forcat kurde.

Babë e bir u takuan vetëm pak ditë më parë në kampin Al-Hol të Sirisë. Ritakimi mes tyre ishte tejet prekës, ku babai vetëm qante dhe përqafonte të birin dhe ai i kërkonte të ktheheshin në shtëpi, në Itali si dhe të takonte motrat dhe gjyshin. I vogli dukej disi i përhumbur dhe kujtonte shumë pak fjalë italisht, megjithatë të dy u kuptuan në gjuhën shqipe me njëri-tjetrin.

Ndërkohë sipas autoriteteve kurde nëna e Alvinit, Valbona ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve në Siri. Ajo ishte martuar me një xhihadist me të cilin kishte 3 fëmijë të tjerë. Por fatkeqësisht Alvin nuk është mirë fizikisht pasi  gjatë bombardimeve, ku mbeti viktimë nëna e tij është plagosur në njërën këmbë që i vështirëson ecjen.

Për të bërë të mundur kthimin e Alvit në Itali, gazetarët italianë kontaktuan ambasadorin shqiptar në Turqi,Genti Gazheli të cilit i kërkojnë ndihmë për ta nxjerrë vogëlushin Alvin nga kampi Al Hol, pasi ai ka vetëm shtetësinë shqiptare, dhe vetëm autoritetet shqiptare mund të kërkojnë largimin e tij nga kampi.

Por me gjithë premtimet asnjë aksion konkret nga autoritetet shqiptare që prej 10 ditësh. Gjatë emisionit u bë e ditur se forcat kurde qe ruajnë kampin nuk lejojnë largimin e vogëlushit shqiptar pa praninë  e një funksionari shqiptar./Opinion.al/

Etiketa: alvinsri

Ju sugjerojmë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Para
Luftë mes kartelit të Sinaloas dhe policisë, lirohet djali i El Çapos

Luftë mes kartelit të Sinaloas dhe policisë, lirohet djali i El Çapos

Vrasja në Durrës, çfarë u gjet brenda automjetit të djegur në Fushë-Krujë

Dhunonte vazhdimisht të motrën, kapet nga policia

Shpërthen makina në Tiranë, dyshohet për lëndë plasëse

Atentati me tritol, objektivi ishte kunati i të fortit të Tiranës

TE FUNDIT

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
17 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com