Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

5 shkelje të rënda në 25 prill, PD kërkon Komision për Reformën Zgjedhore

2021/10/27 at 12:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja e lobimit në SHBA, PD- Kokalarit: Nesër do të padisim për shpifje

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kërkesa drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolli,  është bërë nga 10 deputetë të grupit parlamentar të PD,  bazuar në nenin 77 të Kushtetutës dhe neni 24 i  Rregullores së Kuvendit.


Selia blu thotë se ka konstatuar pesë tipologji shkeljesh të rënda që minuan procesin demokratik të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit: (i) Shitblerja masive e votës, e realizuar nga bashkëpunimi i kandidatëve të mazhorancës me elementë të krimit të organizuar; (ii) Shkrirja e shtetit dhe Partisë në pushtet në një të vetëm; (iii) Vjedhja dhe përdorimi i paligjshëm i të dhënave personale dhe sensitive; (iv) Ndalimi antikushtetues i të drejtës së emigrantë për të marrë pjesë në zgjedhjeve, vecanërisht atyre që jetojnë në Republikën e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut; dhe (v) Ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, që sollën heqjen e koalicioneve dhe një format flete votimi, që prodhoi 83 mijë fletë votimi të pavlefshme.

“Këto problematika dhe rekomandimet përkatëse, por edhe të tjera të adresuara në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR meritojnë një trajtim të vecantë nga Kuvendi, në mënyrë që të adresohen nëpërmjet nismave ligjore. Në funksion të këtij qëllimi, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka aktivizuar edhe një mekanizëm tjetër parlamentar, që ka të bëjë me ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, një prej detyrave kryesore të të cilit është edhe vlerësimi i nevojë për miratimin, korrigjimin apo ndryshimin e akteve ligjore. Puna e këtyre dy komisioneve duhet parë si komplementare, me qëllim garantimin për qytetarët të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, thotë PD në dokument.

Ndër të tjera në dokument kërkohet:1. Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për Reformën Zgjedhore.
2. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.
3. Anëtarësia e Komisionit formohet me pjesëmarrjen e partive parlamentare, me përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës.
4. Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi./Opinion.al

 

Etiketa: komisionPDreforma zgjedhore


Ju sugjerojmë

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shtator 2025

7 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 shtator 2025

7 Shtator, 2025 7:42 am
Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
Bota

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

6 Shtator, 2025 10:01 pm
1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
Aktualitet

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

6 Shtator, 2025 8:59 pm
Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës
Kronikë

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

6 Shtator, 2025 8:39 pm
SPAK kërkon që dëshmia e Nuredin Dumani të dëgjohet me dyer të mbyllura, të pandehurit kundër: S’ka asgjë për t’u fshehur 
Kronikë

Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

6 Shtator, 2025 8:04 pm
Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja
Kronikë

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja

6 Shtator, 2025 6:41 pm
SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
Kronikë

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

6 Shtator, 2025 4:35 pm
Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
Te Fundit

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

6 Shtator, 2025 1:45 pm
Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
Bota

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

6 Shtator, 2025 11:50 am
Para
Kuvendi e shkarkoi, Meta: Pres me durim të bashkëpunoj me shumicën e re

Borxhi prej 700 milionë euro, Meta jep pëlqimin e tij

Incident në komision, Alibeaj: Garda nxirreni jashtë zonjën, nuk është deputete

Incident në komision, Alibeaj: Garda nxirreni jashtë zonjën, nuk është deputete

U zbuluan nga aplikacioni “Sky”, megaoperacion në Bruksel kundër mafias shqiptare

U zbuluan nga aplikacioni “Sky”, megaoperacion në Bruksel kundër mafias shqiptare
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 7 shtator 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
7 Shtator, 2025

Ditën e sotme në vendin tonë, vlerat e larta Barike pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave....

Lexo më shumë

Horoskopi, 7 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
7 Shtator, 2025

Dashi Po ditët të silleni gjatë kësaj dite keni për të ftuar më shumë. Nëse keni një lidhje dhe tregoheni...

Lexo më shumë

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
6 Shtator, 2025

Një burrë shqiptar që po transporton një dele në motor për ta shpëtuar nga zjarret e furishme që përfshinë zonën...

Lexo më shumë

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
6 Shtator, 2025

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, është takuar me kreun e partisë Reforma, Nigel Farage, lidhur me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com