Politikë

“5 pyetje për SPAK-un dhe pse gënjeu për komisionerët e vdekur?”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 03/08/20 |
Opi Nion

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka drejtuar 5 pyetje Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion për arrestimin e komisionerëve që lejuan manipulimin e zgjedhjeve në dosjen 339.

Vasili thotë në reagimin e tij në “Facebook” se SPAK duhet të tregojë pse gënjeu për komisionerët e vdekur, për të cilat lëshoi urdhër arreste.

Sipas tij, duhet t’i jepet përgjigje “pse SPAK mbylli sytë për përgjimet e Vangjush Dakord me bandën e Avdylajve”.

Reagimi

5 pyetje per SPAK-un dhe pse genjeu per komisioneret e vdekur??

SPAK genjeu e tha: ” Hetimet janë sekrete dhe në bëmë sipas ligjit verifikimet në regjistrin e gjendjes civile ku dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultonin që nuk ishin çrregjistruar dhe më pas ne premë urdhrin e arrestit”.

1.Pse genjeu kaq trashe SPAK-u?

2.A eshte vertete kaq jo profesional SPAK-u ?

3.Cili hall politik i beri SPAK- un kaq qesharak?

4. A eshte i njejti SPAK qe nuk heton Dosjen 184 ku i ka Kryeministër, Ministra, Deputete Drejtore policie sa një mal?

5.Po tek dosja 339 kush ja mbylli sytë dhe veshët SPAK-ut per te mos dëgjuar Vangjush Dakon, Avdylajt, Drejtore qe ktheheshin ne zgjatim te krimineleve per vota??

Keto veprime dhe mosveprime skandaloze si Unaza e Re apo kulmi i i 109 milion eurot qe i duhen paguar Becchetit etj jane momente turpi dhe shkaterrimi te besimit ndaj SPAK-ut.

Ndonje nderkombetar, qe ekzaltohet ne menyre artificiale per “komedite” politike te SPAK-ut s’mund te mbylle dot më syte perpara ketij realiteti, pasi faktet jane kaq kokeforte!

Keto 5 pyetje presin pergjigje.

P.S. Megjithate shiheni foton e çrregjistrimit te komisionerit te vdekur perballe deklarates se genjeshtert te SPAK-ut dhe konkluzionin nxirreni vete./ Opinion.al

Pas