Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se 5 persona të tjerë kanë lënë spitalin Infektiv në Tiranë pasi janë shëruar nga Covid-19.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu ka falenderuar edhe mjekët për punën e tyre të palodhur. Aktualisht numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri është 76.
Postimi i plotë
5️⃣ pacientë kanë lënë sot spitalin #Infektiv??
Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me #COVID19❗️
? Deri tani 7️⃣6️⃣ pacientë janë shëruar nga #COVID19
#FORCA./ Opinion.al