Ka përfunduar pas 5 orësh në SPAK marrja në pyetje e Kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Kryebashkiaku tha se është pyetur për çështjen e inceneratorit të ngritur në territorin e bashkisë që drejton.
Subashi tha se do të vijë në SPAK sa herë që do të thirret nga prokurorët, ndërsa nuk dha detaje më tepër për shkak të procesit të hetimit.
“U thirra në cilësinë e deklaruesit dhe dhashë shpjegime për inceneratorin e Fierit. Do vij sa herë të më thërrasë prokuroria. Nuk mund të flas më shumë se është çështje në hetim. Kam 2 ose 3 or që jam dëshminë time, jo më shumë”, tha Subashi./ Opinion.al