Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

5 muaj pas vrasjes së babait, Jurgen Kurti i rikthehet jetës luksoze

2016/08/31 at 1:15 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
5 muaj pas vrasjes së babait, Jurgen Kurti i rikthehet jetës luksoze

Personazhi i njohur i muzikës botërore, që erdhi në Tiranë me ndërmjetësimin e menaxherit të VIP-ave, Jurgen Kurti, ishte reperi i famshëm me ngjyrë, Rick Ross.

Drejtuesi i një kompanie të njohur në Tiranë postoi foto me të famshmin e hip-hop-it pak orë para se në banesën e tij, në zonën e ish-Bllokut, të ndodhte vrasja e babait të tij, Artur Kurti. Deri në atë moment, Jurgeni njihej si djaloshi pasanik i ekraneve, që e kishte tejkaluar famën metropolitane, duke u shndërruar në një personazh televiziv që fliste për jetën e tij luksoze, edhe pse ishte vetëm 23 vjeç. Për shkak të kësaj fame, ngjarja e rëndë që ndodhi në shtëpinë e tij mori jehonë më të madhe, duke pushtuar rrjetet sociale me lajme të njëpasnjëshme për të. Si i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Jurgeni përfundoi në qeli, por Gjykata e liroi disa ditë më vonë duke e lënë në arrest shtëpie. Ai u arrestua pas vrasjes së të atit Artur Kurti, të ndodhur më 4 prill 2016, ndërsa u dha arrest me burg për dajën e tij, Leonard Ristanin, që mori përsipër autorësinë e vrasjes.

Historia në familjen e djalit që vishet me marka, u kthye në një serial mediatik që i ngjasonte një filmi, pasi kureshtja shtohej gjithmonë e më shumë për të mësuar se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij natën e 4 prillit. Sipas Policisë, atë mbrëmje viktima Artur Kurti ka hyrë me thikë në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Më pas, në rrethana të cilësuara si të paqarta, në përleshje e sipër, shtetasi Artur Kurti gjeti vdekjen si pasojë e plagëve me thikë. Natyrisht që kjo ishte një tragjedi për jetën e Jurgenit, i cili në të gjitha daljet publike apo statuset që postonte në rrjetet sociale paraqitej si djalë që e dashuron jetën dhe e shijon atë në maksimum. Tashmë pas pesë muajsh nga kjo fatkeqësi familjare, ai duket se i ka rimarrë frenat e jetës, duke iu rikthyer normalitetit. Pak ditë më parë, ai na ka dëshmuar se e ka marrë veten pas ngjarjes së rëndë, me fotot duke pushuar në Jalë. Sërish bie në sy për argëtimet ekstreme me jet ski, apo frekuentimin e club-eve verore të shtrenjta të Jugut, në shoqërinë e miqve të tij. Ai edhe më herët nëpër media të ndryshme kishte deklaruar ambicien e tij për t’u pasuruar, edhe pse shumë i ri në moshë. Shoqëria që ai ka regjistruar në QKR mban emrin “Albania Luxury Brands”, ndërkohë që figuron si pronar i 10 bizneseve fitimprurëse në Shqipëri. /Panorama/

Etiketa: Jurgen Kurtivrasje

Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Para
Krimi në familje/ Dervishi vrau gruan me gjakftohtësi, nuk ishte i pirë

Vrau gruan me sëpatë, 73 vjeçari ndryshon alibinë: Ajo do më qëllonte, unë ia mora nga duart dhe i rashë

FOTOT/ Habit Maserati, prodhon makinë luksoze për ceremonitë mortore

FOTOT/ Habit Maserati, prodhon makinë luksoze për ceremonitë mortore

Video/ Karikuesi që mban në ajër telefonin tuaj

Video/ Karikuesi që mban në ajër telefonin tuaj

Please login to join discussion

TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com