Punonjësit e Inceneratorit të Fierit kanë dalë në protestë këtë të martë. Sipas News 24, rreth 20 punonjës të inceneratorit, roje dhe operatorë, kanë bllokuar depozitimin e mbetjeve.
Ata deklarojnë se nuk kanë marrë pagat prej 5 muajsh dhe as nuk iu janë paguar sigurimet.
Punonjësit akuzojnë administratorin e Inceneratorit Faraudin Arapi, për situatën ku ndodhen.