Shkon në 27 numri i personelit shëndetësor të shëruar nga COVID-19. Lajmi i mirë u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook.
Manastirliu njoftoi se janë shëruar 1 mjeke dhe 4 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues, ndërsa në total 154 qytetarë e staf mjekësor janë shëruar nga virusi.
Më herët, Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19, duke e cuar totalin e të infektuarve në vend në 400 raste./Opinion.al