Një aksident në të cilin janë përfshirë disa makina ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin Elbasan-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit dhe nga informacionet paraprake mësohet se të paktën 5 automjete janë përfshirë në aksident.
Ende nuk ka detaje mbi shkaqet e këtij aksidenti, por informacionet e para flasin për 4 persona të plagosur.
Mes të plagosurve ka qenë edhe një vajzë e re, gjendja e së cilës është e rëndë. Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë humbja e kontrollit të njërit nga mjetet. Për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve./Opinion.al