Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm foto të punimeve që po kryhen për rindërtimin e lagjes në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.
Në një status në rrjetin social “Facebook”, krahas fotove, kreu i qeverisë shkruan se kjo vepër urbane e arkitektonike po merr formë dita-ditës dhe strehimi i familjeve të prekura nga tërmeti, përfshirë edhe i atyrë që protestonin për motive politike, do të vijojë.
“Mirëmëngjes, dhe me shpresën se do t’ju kujtohen ende “viktimat” e lagjes 5 Maji tek dera e parlamentit, ku po merr sot formë dita-ditës kjo vepër dinjitoze urbane e arkitektonike, e ku do të vazhdojë strehimi i familjeve të prekura nga tërmeti, përfshirë edhe ata që protestonin për motive politike, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.