Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

5 maji ra dëshmor

2018/05/05 at 5:09 PM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush ja ngre nervat Edi Ramës?

Nga Desada Metaj


Për herë të parë qëkur është caktuar si datë zyrtare për të kujtuar dëshmorët e luftës,5 Maji arriti të shndërrohet në lajm jo për deklaratat dhe fytyrat e zymta të  politikanëve por për përplasjen ndoshta për herë të parë të këtyre 25 viteve të fundit të nostalgjikëve të komunizmit dhe antikomunistëve. Askush përfshirë dhe kryeministrin që për pak sa nuk u bë dëshmitar okular i ngjarjes nuk kishte pritur që mbeturinat e diktaturës të veshura me guximin e qeverisë së rilindjes do të përplaseshin fizikisht në ditën e dëshmorëve. Të asaj që në fakt mund të konsiderohet pa frikë dhe dita e shënuar kur në diktaturë përçmoheshin më shumë se kurrë ata që i rezistonin apo i mbijetonin regjimit komunist më të egër në Europë. E sotmja nuk është dita e parë (dhe me gjasë as e fundit) ku nostalgjiket e komunizmit hodhën parulla dhe provokuan pjesën më të madhe të një shoqërie që u vra,burgos,internua apo jetoi me frikë dhe terror për gati 50 vjet.

Personalisht nuk pres që kryetari i kuvendit të reagojë për shfaqjen e portretit të diktatorit Hoxha. As që ministri i brendshëm të kritikojë forcat e rendit që lejuan një show kaq të shëmtuar në varrezat e dëshmorëve. Fakti që dy ish drejtues të lartë të shtetit që i drejtohen njëri tjetrit me “shoku”  mbajnë sot poste të larta shtetërore është pjesë e revoltimit të atij grupi ish komunist që sot,për herë të parë reagoi ndryshe. Që ndoshta ka rezerva dhe për ceremonialin e fiksuar në 5 maj,por për respekt të një protokolli zyrtar nderon kujtimin e të vrarëve në një luftë,fundi i së cilës shënoi dhe fillimin e një diktature 50 vjeçare. Të asaj diktature që sot kujtohet nga nostalgjikët publikisht dhe që fatkeqësisht në heshtje nderohet dhe nga një pjesë e madhe e atyre që qeverisin. Përndryshe nuk ka se si të shpjegohet se sa herë e majta është në pushtet,nostalgjikët e diktaturës rishfaqen mesa duket jo vetëm me simbolet por dhe me bekimin e pushtetarëve.

Të atyre politikanëve dhe deputetëve që sa për sy e faqe kanë miratuar rezoluta në parlament për  dënimin e krimeve të komunizmit.  Ndaj akti i sotëm i përplasjes ndoshta është një paralajmërim jo aq për një grup të plakur ish komunistësh,por për bijtë dhe frymëzuesit e tyre që me gjasë,shallin e kuq e kanë lidhur sot para pasqyrës. E që nën zë e krahasojnë liderin e tyre me ish diktatorin,jo aq për drejtimin me dorë të hekurt sesa për mënyrën si ndërtoi marrëdhëniet me ish bashkëpunëtorët. Duke harruar ndoshta që  më shumë se 25 vjet më parë,regjimi komunist mori fund për të mos u rikthyer më. E sado në heshtje dhe pa zhurmë të jenë kaluar dhe harruar krimet atij regjimi famëkeq,nostalgjikët e tij duhet të kujtohen se ka ende në këtë vend njerëz që nuk mund të tolerojnë pa fund. E si pasardhës të denjë të atyre që u vranë e masakruan në komunizëm kanë ende diçka për të thënë….ose për të bërë.

Etiketa: 5 majidesada metajeditorial


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
U godit nga rrufeja, futbollisti ndërron jetë në spital

U godit nga rrufeja, futbollisti ndërron jetë në spital

Njihuni me të famshmit që braktisën shkollën por arritën majat e suksesit

Njihuni me të famshmit që braktisën shkollën por arritën majat e suksesit

E fundit/ Dy vëllezër plagosin me armë zjarri bashkëfshatarin

E fundit/ Dy vëllezër plagosin me armë zjarri bashkëfshatarin
















TE FUNDIT

Rrjedhje lave në 3 mijë metra lartësi nga Etna, alarm portokalli për fluturimet

Rrjedhje lave në 3 mijë metra lartësi nga Etna, alarm portokalli për fluturimet
10 Gusht, 2025

Një krater efuziv, me pasojë një rrjedhje lave, është hapur këtë të dielë në 3 mijë metra në anën jugore...

Lexo më shumë

Lezhë/Goditën me sende të forta një person, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri

Lezhë/Goditën me sende të forta një person, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri
10 Gusht, 2025

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 67-vjeçar dhe ka proceduar penalisht djalin e tij, pasi së bashku goditën...

Lexo më shumë

“A po punon kamera…”, Rrëfimi i gazetarit të BBC: Si u infiltrova mes trafikantëve

“A po punon kamera…”, Rrëfimi i gazetarit të BBC: Si u infiltrova mes trafikantëve
10 Gusht, 2025

Një nga gazetarët e BBC-së, i cili u prezantua me identitet të rremë si emigrant për të fituar besimin e...

Lexo më shumë

Netanyahu mbron planet për Gazën, Izraeli kritikohet në Këshillin e Sigurimit të OKB

Netanyahu mbron planet për Gazën, Izraeli kritikohet në Këshillin e Sigurimit të OKB
10 Gusht, 2025

Ambasadorët e OKB-së kanë dënuar planet e Izraelit për të "marrë kontrollin" e Qytetit të Gazës, ndërsa Kryeministri Benjamin Netanyahu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com