Ambasada Amerikane në vendin tonë, ka nderuar 5 majin, ditën e “Dëshmoreve të Atdheut”.
Nëpërmjetnjë postimi në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter”, ambasada shkruan se nderon kujtimin e të gjithë atyre personave që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.
Më tej theksohet se duhet kujtuar gjithmonë, guximi, përkushtimi dhe sakrificat e tyre.
“Në Ditën e Dëshmorëve Shqiptarë nderojmë kujtimin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë. Le të kujtojmë gjithmonë guximin, përkushtimin dhe sakrificat e tyre”, shkruhet në postimin e ambasadës./Opinion.al