Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

5 gjërat që nuk duhen humbur në debatin Clinton-Trump – Nga MJ Lee, CNN

2016/09/26 at 9:19 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
5 gjërat që nuk duhen humbur në debatin Clinton-Trump – Nga MJ Lee, CNN

Nga MJ Lee – CNN


Hillary Clinton dhe Donald Trump do të përballen për herë të parë në skenën e debatit të hënën në mbrëmje, në momentin më të madh e më të jashtëzakonshëm të garës presidenciale të 2016-ës.

Me sondazhet kombëtare që tregojnë një diferencë të ngushtë vetëm gjashtë javë nga dita e zgjedhjeve, lufta në universitetin e Hofstras ofron një nga shanset e fundit për të folur drejtpërdrejt me dhjetëra miliona zgjedhës që pritet të jenë sy e vesh këtë mbrëmje.

Për Clinton, një diskutuese veterane, një nga sfidat më të mëdha do të jetë të provokojë Trumpin dhe por të mos provokohet prej tij. Dhe për Trump, debati i tij i parë paraqet një test serioz të aftësisë së tij për të qëndruar gjakftohtë.  Këtu janë pesë gjëra që duhen parë në debatin e së hënës mbrëma:

Cili Donald Trump do të shfaqet?

Gjatë garës brenda Republikaneve, ishte e pamundur të thuhej se cili Trump do të shfaqej në një debat.

Ndonjëherë ai është një Trump luftarak dhe armiqësor, i shpejtë për të hedhur grushta dhe që shkon pas kundërshtarëve të tij me sulme personale. Herë të tjera, kemi parë një Trump të ndrydhur, të përmbajtur që zhduket nga qendra e vëmendjes për periudha të gjata kohore dhe le konkurrentët e tij të komandojnë në skenë

“Ne jemi përgatitur për të gjithë “Trumpat” e ndryshëm që mund të shfaqen”, u tha zëdhënësja e Clinton, Jennifer Palmieri , gazetarëve javën e kaluar. “Ai mund të jetë agresiv, ose mund të rrijë i tërhequr, kjo është e vështirë për tu gjetur.”

Nëse ai nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë i qetë dhe i fokusuar, do të ushqejë akuzat se atij i mungon temperamenti për të qenë president dhe potencialisht do të duket i vogël krah Clinton, e cila është e famshme për vetëpërmbajtjen.

A do të mundet Clinton ta marr parasysh këshillën e Obamas për “të qenë vetvetja?”

Askush nuk e kupton ankthin para debatit më mirë se presidenti Barack Obama, i cili u përball ashpër disa herë me kundërshtarin e tij të shumtë në zgjedhjet e vitit 2008.

Këshilla e Obamas për Clinton këtë të hënë? “Ji vetvetja dhe shpjego se çfarë të motivon”,  ka thënë presidenti javën e kaluar. “Unë mendoj se ka një arsye pse ne nuk kemi pasur ndonjëherë një presidente grua,  kështu që ajo duhet të thyejë disa pengesa. Ka një nivel të mosbesimit dhe një përshtypje që nuk përputhet aspak me Hillarin që unë njoh”

Deri më tani në këtë fushatë, Clinton është përpjekur të bëjë pikërisht këtë dhe të shfaqet e pëlqyeshme dhe e këndshme , në mënyrë të drejtë apo jo, kjo ka qenë një nga sfidat më të mëdha politike të saj.

Nuk ka dyshim se politika është pika e forte e Clintonit , ndihmës senatore dhe Sekretare Shteti, ajo shpesh përshkruhet si një tank që e njeh politikën brenda dhe jashtë. Ndërkohë që ajo marshon drejt debatit të parë politik, ajo do të preferojë që ta shmangë hyrjen si një “pedagoge e politikës”  apo të një njeriu të vetëkënaqur, ashtu sic kritikët thonë se bëri Al Gore bëri në debatet e tij me George Ë. Bush.

Gjërat mund të bëhen vërtetë personale

Zgjedhjet e 2016-ës kanë ekspozuar tashmë një tërësi shumë të rëndë ofendimesh personale, por të hënën në mbrëmje ka shumë mundësi që kjo prirje të “zaptojë” skenën e debatit presidencial. Edhe para se debati të ishte afruar, të dyja fushatat kanë qenë plotësisht në pozicione sulmuese.

Fushata Clinton i ofroi Mark Cuban, miliarderit i cili ka qenë i pamëshirshëm në sulmet kundër Trump  në korrik një vend në debat. Duke pasur Cuban në rreshtin e parë kampit Clinton  po luan lojëra mendjeje duke shpresuar se do të shkëpusë vëmendjen e Trump dhe do ta nxjerrë jashtë loje.

Por në mënyrë “trumpiane”, kandidati republikan është përgjigjur gjatë fundjavës duke kërcënuar se do të sjellë Gennifer Floëers si mysafiren i tij në debat. Floëers është një ish-punonjëse e shtetit e cila ka pohuar se ka pasur një marrëdhënie intime shumë-vjeçare me Bill Clinton. Ish presidenti ka pranuar nga ana e tij se ka pasur disa takime intime me të.

Politika raciste

Nuk është se ka një mungesë të çështjeve kryesore  si terrorizmi, Siria, ISIS-i, emigracioni, dhe në mesin e tyre ekonomia, por cështja e parë e përgjithshme në zgjedhje vjen mes zemërimit kombëtar të nxitur sërish nga vrasjet e policisë të njerëzve me ngjyrë.

Vdekjet e fundit, përkatësisht ajo e Keith Lamont Scott në Karolinën e Veriut dhe Terence Crutcher në Oklahoma kanë ndezur në mënyrë të freskët dhe të frikshme thirrjet për drejtësi dhe protestat u bënë më të dhunshme se kurrë. Me çështjen e forcave të policisë që veçanërisht godasin në drejtim të pakicave, politika e racës është e sigurt që do të jetë një temë diskutimi.

Të gjithë sytë do të jenë mbi Lester Holt

Askush që do të përballet me më shumë presion të hënën në mbrëmje se Hillary Clinton dhe Donald Trump , me përjashtim Lester Holt.

Gazetari i  NBC,i konsideruar si një veteran i debateve , është gati të hyjë në një terren të panjohur si moderatori i përballjes se parë televizive Clinton-Trump

Ajo që Holt duhet të shmangë me çdo kusht është fati që së fundmi i ndodhi kolegun të tij të “NBC” Matt Lauer. Ai u akuzua për shkak të shkeljeve të shumta, duke përfshirë në mënyrë agresive ndërprerjen e Clinton, duke kaluar shumë kohë me polemikat e emailit, ai i bëri Trumpit pyetje relativisht te lehta dhe dështoi ta “kapte mat” kur ai tha se  kishte kundërshtuar luftën në Irak.

Sot do jetë hera e parë që Holt do te prezantojë zgjedhjet e përgjithshme të debatit presidencial dhe rreth numri i ndjekëse pritet te arrijë deri në 100 milionë, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se çfarë dinamika do të përbëjnë këtë ngjarje të jashtëzakonshme.

/Marrë nga Syri.net



Ju sugjerojmë

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Nuk do e njohim Donbasin si territor rus

16 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar
Kronikë

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar

16 Dhjetor, 2025 1:06 pm
Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor
Bota

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

16 Dhjetor, 2025 12:31 pm
Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
Kronikë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 12:24 pm
Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
Kryesore

Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes

16 Dhjetor, 2025 11:17 am
“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
Bota

Donald Trump firmos urdhrin ekzekutiv: Droga është armë e shkatërrimit në masë

16 Dhjetor, 2025 11:12 am
Presidenti i FIFA-s mesazh Shqipërisë: Botërorin e keni vetëm dy fitore larg…
Sport

Presidenti i FIFA-s mesazh Shqipërisë: Botërorin e keni vetëm dy fitore larg…

16 Dhjetor, 2025 10:52 am
SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 9:41 am
27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë
Kronikë

27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë

16 Dhjetor, 2025 9:33 am
BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar
Bota

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar

16 Dhjetor, 2025 9:18 am
Para
Video/ Alketa-Robertit: Pse i lyen thonjtë si femrat? Përgjigja e tij do t’ju habisë

Video/ Alketa-Robertit: Pse i lyen thonjtë si femrat? Përgjigja e tij do t'ju habisë

Berisha flet për humbjen e PD në Dibër

Berisha nxjerr mesazhin e qytetarit dixhital, por zbulon një detaj

Kamera e fshehtë/ Me 20 mijë lekë ryshfet tatimori “zhduket” nga dera e biznesit

Kamera e fshehtë/ Me 20 mijë lekë ryshfet tatimori "zhduket" nga dera e biznesit
















TE FUNDIT

Zelensky: Nuk do e njohim Donbasin si territor rus

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
16 Dhjetor, 2025

Ukraina nuk ka ndërmend ta njohë Donbasin si territor rus, as de jure dhe as de facto . Presidenti ukrainas...

Lexo më shumë

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar
16 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale ndaj disa shtetasve të përfshirë në vepra të kryera në kuadër të grupit të...

Lexo më shumë

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor
16 Dhjetor, 2025

Zyrtarë të lartë të Pentagonit po përgatisin një plan për të mbyllur disa nga selitë kryesore të ushtrisë amerikane dhe...

Lexo më shumë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
16 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme ka firmosur gjithsej 8 masa sigurie të kërkuara nga SPAK për llogari të një hetimi gati njëvjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com