Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

5 Bakllava

2016/02/05 at 11:05 AM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Bej forever

Nga Edison YPI


-Kam një motër që quhet Mute.
-Ç’më duhet mua si quhet motra jote.
-Të lutem mos ma pushkato frymëzimin, më ler të flas. Bëra një bakllava me porosi. Motra Mute ja nguli pirunin bakllavasë, mori një thelë, e afroi te hunda, dhe e flaku me gjith pirun mbi tepsi sikur nuk i pëlqeu. Nuk bën, tha motra Mute, s’është bakllava kjo me vaj e sheqer të keq. Ma bëri harram. E di pse ? Sepse bakllavaja u bë me porosi, nuk e bëri Mutja që ta vidhte gjysmën. Megjithatë se bëra veten. I thashë Mutes; S’ka problem, ja ku i ke paret, më bëj një bakllava tjetër me gjalpë dhe mjaltë. I mori Mutja paret bëri një bakllava.

Bakllavaja e dytë e bërë me paret e mia dhe talentin xhvatës të motrës Mute doli diçka që nuk vihej në gojë, një kutullaç si balta e Manzës në kohën e kurvit. Dukej sheshit që i kishte vjedhur harxhet. Megjithatë përsëri s’i rashë në sy. I thashë; Thuaji mikeshës tënde asaj çames të ma bëjë ajo një bakllava për së mbari. I tha motra Mute çames, çamja pranoi, i dhashë paret për bakllavanë e tretë. Pas nja pesë ditësh erdhi bakllavaja e çames.

Dështim katastrofik. Gjysma e poshtëme e bakllavasë së tretë me paret e mia dhe zotësinë e pakontestueshme prej amvise të çames, komplet e djegur, qymyr e tëra, për ta ngrënë as që bëhej fjalë, nuk vihej në gojë as pjesa e sipërme e papërcëlluar për shkak të erës së djegjes. Çamja s’u duk.

Motra Mute, që me siguri edhe në këtë rast kishte xhvatur një pjesë të pareve, duke spekuluar me urtësinë time, pati guximin të propozojë një bakllava të katërt, sipas saj, këtë herë të përsosur; Do ta bëj vetë për merak, tha Mutja. Po ti e bëre një herë dhe e vodhe o Mute, i thashë. Jo-jo, tha, këtë herë do ta bëj të mirë, vetëm më jep paret. Pash çpash, pas tre bakllavave të mëparshme prej të cilave nuk kisha vënë në gojë asnjë thelë, i dhashë motrës Mute paret e bakllavasë së katërt. I mori Mutja paret dhe tha nesër bakllavanë e ke gati.

Vajta gjith qef të nesërmen i sigurtë se nga e katërta bakllava do haja së paku një thelë. U tmerrova kur pashë se këtë herë Mutja kishte ndryshuar stilin e vjedhjes, e kishte bërë bakllavanë të vogël një pëllëmbë. Por nuk i dhashë rëndësi.

Thashë me vete se madhësia është çështje cilësire, mua më intereson cilësia që këtë herë motra Mute sado hajdute e pamundur të mos e ketë arritur, dhe ngula pirunin. Piruni u ngul si në bukë. Mutja s’ishte mjaftuar me vjedhjen nga zvogëlimi i përmasave por kishte përlarë edhe harxhet. Nuk vura asgjë në gojë as nga bakllavaja e katërt. I dhashë karar se paskësh qënë e shkruar të mos ha kurrë bakllava. J’u nënështrova vullnetit të Allahut për të ma privuar kënaqësinë e ngrënies së bakllavasë në këtë Dynja duke ma mundësuar me bollëk në tjetrën, postum.

Kur befas një ditë motra Mute solli haberin; Çamen po e vret ndërgjegjja për djegjen e bakllavasë së tretë, tha, më çoi haber se këtë herë do bëjë një bakllava fantastike me shpenzimet e veta. E besova këtë haber se dihet e njihet pendimi proverbial çam dhe pasojat e tij. I thashë Mutes; O Mute, u pa puna, pas 4 bakllavash që i pagova unë por s’hëngra asnjë thelë, po pres të ha diçka nga bakllavaja e pestë e çames. Pa merak, tha Mutja, nga bakllavaja e çames ti do hash hisen tënde. Prit e prit, e bakllava hiç. Ndërkohë që prisja të vinte bakllavaja e pestë, i dhashë motrës Mute paret për një gosti me ca miq. Gostia u bë, çuditërisht me bakllava. Që me siguri ishte bakllavaja e pestë, por motra Mute nuk ma tha, nuk më vuri në dijeni. S’po merrja vesh çfarë po ndodhte.

Pyeta Muten; Ku është o Mute bakllavaja e pestë, ajo e pendimit çam ?

Tha Mutja, çamja e bëri bakllavanë, unë ua nxorra mysafirëve në gosti, mbetën disa cifla, haji ti.

-Me kaq e le këtë mesele revoltuese me mut dhe bakllava, nuk u hakmorre sadopak, nuk i the asgjë ?

-U mendova gjatë. Meqënse edhe pse Mute gjithsesi motër, i thashë; Moj e imja motra Mute që me Motrën Tone të Idromenos s’ke asgjë të përbashkët. Ciflat e mbetura të kalvarit të bakllavave, haji vetë. Hallall e gjak e dhjam bakllavatë dhe gostia me paret e mia. Veç tash e tutje, pas gjithë këtyre vuajtjeve që më shkaktove, mos guxo të më thuash se në Shqipëri arsyetueshmëria funksionon, ndjeshmëria njerëzore është proporcionale me Lirinë që tashmë e kemi, nepotizmi praktikohet, tranzicioni ka mbaruar, urgjencat mjekësore janë të padobishme, krim brenda familjes nuk ka.



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Pas propozimit të deputetit, Xhesika Ndoja rrit gjoksin 

Kush ia lypi Xhesika Ndojt? Ja historia e këngëtares që mban pezull deputetin

iPhone 7: Ja risia e tij e çuditshme

iPhone 7: Ja risia e tij e çuditshme

Jessica Alba tashmë edhe stiliste

Jessica Alba tashmë edhe stiliste

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com