Shprehja që shoqëroi kryeministrin Rama në takimet elektorale në qarkun e Dibrës ishte : “4 me 1 s’ka bërë vaki!”
Por pavarësisht kësa shprehje, socialistët s’kanë mundur dot ta sigurojnë mandatin e katërt në këtë qark.
Për të folur lidhur me këtë rezultat, ishte mbrëmjen e sotme në një ‘Skype’ për Opinion, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Dibër, Blendi Klosi.
Ai deklaroi se dibranët treguan se puna e qeverisë atje u shpërblye me votë.
“Sa doja të isha në emision dhe ta bëja këtë debatin e sistemit se më duket sikur po e orientoni shujmë gabim. Dibra pati një rezultar spektakolar, ishte një legjendë, pra ne mund të shkonim megjithëse ishte e pamundur teorikisht sepse i binte të ishte më shunë se në Gjirokastër apo Fier. Diferenca në përqindje nuk të lë të shkosh në numër të madh mandatesh. Rezultati në Dibër është një leksion politik që aty ku bëhen investime njerëzit largohen nga ideologjia. Nga investimet në qark dhe qartësia si komunitet i zgjuar që kanë që tashmë të votojnë fituesit.”
“Besoj mund të kishim pak më shumë sukses në 2, 3 qarqe. Rruga e Arbrit e bëri Dibrën Shqipëri të Mesme, flamuri i PS-së do valëvitet edhe në atë qark”, shtoi Klosi.