Italia ka regjistruar 21,932 raste të reja me koronavirus nga 331,154 teste të realizuara në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 481 pacientë kanë humbur jetën.
Gjithashtu sipas autoriteteve po ulet shtrimet e pacientëve në spitale, ndërsa është shënuar rritje në pavionet e kujdesit intensiv.
Deri më tani në Itali 3,318,983 kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.