Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

48 orët e fundit para zgjedhjeve në Kongres

2018/11/04 at 9:16 PM
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
48 orët e fundit para zgjedhjeve në Kongres

Pas një sezoni të gjatë zgjedhor irritues dhe përçarës, zgjedhjet për në Kongresin amerikan do të konsiderohen në mënyrë të pashmangshme si referendum për presidentin Trump. Kanë ngelur vetëm 48 orë deri në zgjedhjet e së martës. Presidenti Trump do të vazhdojë pjesëmarrjen në tubime deri ditën e fundit. Ai ishte në dy tubime të shtunën, dy të dielën dhe tre të tjerë për nesër. Ndërkohë, ish-presidenti Obama do të mbajë fjalim sot në mbështetje të demokratëve në Çikago.


Tashmë vetëm 48 orë kanë ngelur para zgjedhjeve vendimtare për Kongresin amerikan. Dhe figura nga të dyja palët, vazhdojnë turnetë nëpër vend. Presidenti Trump është në segmentin e fundit të një fushate që do të përfshijë gjithsej 44 qytete.

Të shtunën, ai ishte në shtetet e Montanës dhe Floridës:

“Unë e dua shtetin e Floridës. E duam shumë gadishullin” tha presidenti Trump gjatë një tubimi.

Sot, do të marrë pjesë në tubime në Xhorxhia dhe Tenesi…dhe nesër në shtetet Indiana, Ohajo, dhe Mizuri.

Presidenti foli për ekonominë, por pranoi se njerëzit reagojnë më shumë kur flitet për imigracionin dhe sigurimin e kufirit.

“Mund të flasim për ekonominë, por e dimë sa mirë po shkon. Ne duhet të zgjidhim probleme” tha ai.

Ndërkohë një karvan emigrantësh është ende 1100 kilometra larg nga kufiri i Shteteve të Bashkuara…

Presidenti e ka përdorur atë si pikë mbështetëse:

“Demokratët po inkurajojnë hapur miliona të huaj të paligjshëm për të shkelur ligjet tona, sovranitetin tonë, të kapërcejnë kufijtë tanë dhe të shkatërrojnë kombin tonë në shumë mënyra….Nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë”.

Disa demokratë e quajnë karvanin një çështje humanitare dhe…në një sondazh të ABC News dhe Washington Post-it, 47 për qind e të anketuarve thanë se ata kanë besim tek demokratët për të menaxhuar sigurimin e kufirit, ndërkohë që 49 për qind thanë se kanë besim tek republikanët.

Në shtetin e Ohajos, ish-nënpresidenti Joe Biden u shpreh se zgjedhjet janë një referendum për udhëheqjen e Trump-it.

Votuesit e kanë marrë seriozisht mesazhin…rradhë të gjata ka patur nga Nevada në Karolinën e Veriut, demokratë dhe republikanë duke votuar herët:

“Unë do të jem i zënë me punë të martën, nuk mund të jem në gjendje të votoj. Por po votoj tani se nuk dua të humb shansin”, thotë një votues.

Numri i atyre që do të votojnë ka gjasa të jetë përqindje historike…numri i atyre që kanë votuar herët është dyfishi nga katër vjet më parë…./VOA



Ju sugjerojmë

Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

28 Qershor, 2025 11:52 am
Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë
Bota

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë

28 Qershor, 2025 11:09 am
SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
Bota

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

28 Qershor, 2025 9:12 am
SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?
Bota

SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?

28 Qershor, 2025 8:40 am
Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
Bota

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

27 Qershor, 2025 10:39 pm
Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
Bota

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

27 Qershor, 2025 9:55 pm
Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington
Bota

Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington

27 Qershor, 2025 8:40 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin thotë se propozimet për paqe të Rusisë dhe Ukrainës janë kontradiktore

27 Qershor, 2025 8:19 pm
Francë, tre të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël
Bota

Francë, tre të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël

27 Qershor, 2025 7:50 pm
Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite
Bota

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

27 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Ups! Çfarë ndodhi në mes të emisionit mes Olsi Bylyku dhe Roza Latit?

Ups! Çfarë ndodhi në mes të emisionit mes Olsi Bylyku dhe Roza Latit?

Vrau 13 persona, tigri i frikshëm indian asgjësohet me parfum Calvin Klein

Vrau 13 persona, tigri i frikshëm indian asgjësohet me parfum Calvin Klein

Vajzat e këtij fisi fejohen sapo lindin!

Vajzat e këtij fisi fejohen sapo lindin!
















TE FUNDIT

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe tentoi t’i përplasë, policia qëllon drejt…

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
28 Qershor, 2025

Autoritetet policore në Lezhë hapën zjarr në drejtim të një makine mesditën e kësaj të shtune, kur i riu që...

Lexo më shumë

Megaoperacioni “Ura”, SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë 12 milionë euro

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
28 Qershor, 2025

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e 21 pasurive në Durrës, të cilat dyshohet se i...

Lexo më shumë

Proda në terren për masat e sezonit turistik 2025: Siguria është pasaporta jonë

28 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda inspektoi nga afër zbatimin e masave të posaçme për sezonin turistik...

Lexo më shumë

Balluku në Forumin Global të Transportit në Turqi: Shqipëria, progres të rëndësishëm

Auto-Skicë
28 Qershor, 2025

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në Forumin Global të Transportit dhe Ndërlidhjes, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com