Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vota? Po tenton të na gënjejë. Ja çfarë po ndodh

2017/12/26 at 11:31 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 6 min
A A
Vota? Po tenton të na gënjejë. Ja çfarë po ndodh

Nga Çim Peka


Fuqitë e mëdha kanë interesat e tyre në Lindjen e Mesme, dhe të gjitha ndjekin një politikë të caktuar ndaj çështjeve apo shteteve, në përputhje me këto interesa. Shqipëria nuk ka as interesa të caktuara dhe as politikë në funksion të këtyre intersave. Vota në OKB ishte një përplasje ballore midis SHBA-ve dhe Turqisë. Shqipëria, ndryshe nga 27 vitet e fundit, zgjodhi t’i kundërvihej SHBA-ve.

Po ta shikosh çështjen në një këndveshtrim sipërfaqësor, duket se pak rëndësi ka vota e Shqipërisë duke qenë se shumica e shteteve ju kundërvunë SHBA-ve. Miqtë e vërtetë të SHBA-ve; ato që nuk kanë interesa specifike në rajon, si Kanadaja, Meksika, Autralia, Polonia, zgjodhën abstenimin. Natyrshëm, Shqipëria mund ta vinte veten në radhën e abstenuesve, dhe gjithcka do të ishte fair play. Por, konteksti ndërkombëtar dhe rajonal, mbi të cilën u hodh kjo votë, Shqipërinë e ekspozon keq.

Konteksti rajonal

Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit 2016, i zuri të gjithë të papërgatitur. Jo vetëm që pritej që Clinton ti fitonte zgjedhjet, dhe bazuar edhe në fushatën e saj elektorale të vazhdohej politika e Administratës Obama në Lindjen e Mesme, porse premtimet elektorale të Trump në lidhje me Sirinë, marrëveshjen atomike me Iranin, dhe zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve nga Tel Aviv në Jeruzalem, dhe me të ashtëquajturin Shtet Islamik paralajmëronin një ndryshim 180 gradë nga politika që kishte ndjekur. Administrata e mëparëshme

Me 23 tetor 1995, Kongresi amerikan miratoi ligjin ‘Jerusalem Embassy Act’, i cili detyronte administratën që të zhvendoste ambasadën nga Tel Aviv në Jerusalem jo më vonë se 31 maj 1999. Ligji u miratua në Senat me 93 vota pro dhe 5 kundër, ndërsa në Dhomën e Përfaqësueve me 374 pro, dhe 37 vota kundër, duke treguar një konsensus të plotë bi-partizan. Në këtë mënyrë, SHBA-të njihnin gjithashtu Juresalemin si kryeqytetin e Izraelit. Nga viti 1998 deri në vitin 2017, pavarësisht se në çdo fushatë elektotale, kandidatët për president kishin premtuar këtë lëvizje, çdo vit, ajo ishte shtyrë duke cituar arsye me të cilat lidheshin çështje të sigurisë kombëtare të SHBA-ve.

Gjatë mandatit të dytë të Presidentit Obama u vërejtën disa elementë në marrëdhëniet e SHBA me rajonin si, plogështi ne luftën ndaj ISIS, afrim me Iranin nëpërmjet marrëveshjes bërthamore; marrëdhënie të dobëta me Arabinë Saudite, përkeqësim të marrëdhënieve me Izraelin, një rrëmuje në lidhje me Egjiptin, fërkime me Turqinë kryesisht për shkak të Sirisë.

Vetëm pak ditë më parë media amerikane Politico.com botoi një artikull investigativ me titull: “Historia e fshehtë se si Obama e shpëtoi Hezbollahun nga grepi”, ku tregohej me prova sesi Shtëpia e Bardhë dhe vetë Presidenti Obama kishin penguar FBI-në dhe DEA-n, të hetonin dhe arrestonin eksponentë të grupit islamik Hezbollah (grup që financohet nga Irani), në atë që mund të rezultojë si ndër linjat më të mëdha në histori të trafikut të drogës nga Lindja e Mesme në Amerikën Latine; pastrim parashë duke përdorur dhe Shtetet e Bashkuara; dhe përdorimi i këtyre parave për të financuar aktivitetin e këtij grupi. Linku: https://www.politico.com/interactives/2017/obama-hezbollah-drug-trafficking-investigation. Republikanët në Kongres menjëherë kërkuan hetim, në atë që mund të rezultojë si skandali më i madh që nga ‘Iran Contra’.

Më 24 dhjetor 2016, gjatë periudhës së tranzicionit në SHBA, përkundër thirrjeve të Izraelit dhe Presidentit të zgjedhur Trump, SHBA-të, ndoshta për herë të parë në histori, abstenuan në Këshillin e Sigurimit të OKB, në një votë që dënonte ndërtimin e vendbanimeve të reja nga ana e Izraelit.

Viti 2017 solli lëvizje tektonike në Lindjen e Mesme. Në njërën anë, Presidenti Trump filloi të implementonte premtimet e veta elektorale që lidheshin me rajonin: nuk certifikoi përmbushjen e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit; e fshiu ISIS nga harta, dhe bëri levizjen me Juresalemin. Paqen në Lindjen e Mesme e ktheu në bast personal, duke caktuar edhe dhëndërrin e vet Jared Kushner si të deleguarin e Administratës Trump në rajon.

Në gusht të vitit 2017, në Arabinë Saudite praktikisht ndodhi një grusht shteti. Me bekimin e Administratës amerikane, dhe me ndërhyrjen personale të Kushner, mbreti i Arabisë Saudite largoi nga posi i Princit të Kurorës, kushëririn e tij, Ministrin e Brendëshm Bin Najef, dhe në vend të tij emëroi si Princ të Kurorës, të birin 32 vjecar Muhammed bin Selman. Pak më parë kishte ndodhur bllokada e Katarit (Emiri i Katarit njohej për lidhe të afërta me bin Najef) me vendim të përbashkët të disa shteteve, ku më të rëndësishmit ishin Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti. Turqia dhe Irani ju gjenden në krah Katarit, madje Turqia dërgoi forca ushtarake duke ndërtuar një bazë ushtarake në vend. Presidenti Trup e mbështeti publikisht bllokadën. Kjo ngjarje shënonte një kthese dramatike, kur dihej se Katari kishte qenë në vijën e parë të frontit për llogari të Administratës Obama gjatë pranverës arabe në Libi, Egjipt dhe Siri.

Në harkun kohor të pak muajve, në Lindjen e Mesme u konfiguruan dy blloqe: në njërën anë Turqia, Irani dhe Katari të mbështetur nga Rusia në prapavijë, dhe në anën tjetër Arabia Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara të mbështetura në prapavijë nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Menjëherë, pas emërimit në postin e Princit të Kurorës, Muhammed bin Selman (ndërkohë Ministër i Mbrojtjes), thuhet se bëri një vizitë sekrete një-ditore në Izrael. Nësë është e vërtet, kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë Saudit viziton Izraelin. Pritet që vitin tjetër, Mbreti 93-vjeçar Selman i Arabisë Sauditë të abdikojë nga froni duke i lënë vendin të birit 32-vjeçar, Princit të ri të Kurorës, Mohammed bin Salam, i cili ka shpalluar si platformë të tij shndërrimin e Arabisë Sauditë në një vend modern musliman të shekullit 21, dhe duke e larguar nga versioni radikal i islamit.

Është e rëndësishme të theksohet se titulli zyrtar i Mbretit të Arabisë Sauditë është edhe ‘Roje i dy Xhamive të shenjta në Meke dhe Medina”, duke e shndërruar kështu si autoritetin fetar më të rëndësishëm në botën muslimane. Prandaj, nuk i rastësishëm apo emocional reagimi i Erdogan kur tha në deklartën e tij ndaj lëvizjes së SHBA-ve se ‘sot Kudsi (Juresalemi), nesër Meka e Medina’.

Presidenti Turk Erdogan, çështjen e Juresalemit e ka kthyer në çështje fetare, në përpjekje për të marrë rolin e udhëheqësit shiprtëror të botës arabe dhe muslimane. Në fakt, çështja e Juresalemit nuk ka lidhje me fene. Ajo është një çështje shetësie, shtetformimi dhe territoriale. Ndryshe nga Erdogan, Arabia Saudite si financuesja kryesore e Autoritetit Palestinez (total që i kalon 16 miliardë USD) dhe vende të tjera të bllokut reaguan vakët ndaj vendimit të Presidentit Trump. Madje, ndryshe nga sa pritej gjeresisht, përveç disa përplasjeve të vogla, nuk pati një ‘Intifada’ nga ana e palestinezeve.

Për ta komplikuar më tepër situatën, në tetor 2017 Kurdistani i Veriut të Irakut, mbajti një referendum jo-detyrues për shpalljen e pavarësisë nga Iraku. I vetimi vend që mbështeti referendumin ishte Izraeli. Turqia dhe Irani reaguan me ashpërsinë e pritshme, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin si nxitës të referendumit, pavarësisht se SHBA-të kishin bërë thirrje që të mos mbahej ky referendum.

Përplasje këndvështrimesh

Për shumë dekada, faktori ndërkombëtar me në krye Shtetet e Bashkuara kanë menduar dhe janë përpjekur të arrijnë paqen në konfliktin arabo-izraelit, por pa sukses. Administrata e re, ndryshe nga pjesa tjetër e faktorit ndërkombëtar relevant, duket se kanë adoptuar një qasje të re që konsiston në disa element: i) qasja e deritanishme ka rezultuar pa sukses; ii) deri në momentin që arabët dhe palestinezët të bindin veten se Izraeli nuk është i përkohshëm por është aty për të qëndruar përgjithmonë, ata kurrë nuk do të jenë serioz në bisedime; iii) në kushtet kur palestinezët e vazhdojnë të shohin Izraelin si të përkohshëm, atëhere do veprohet me politikën e faktit të kryer; iv) njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit është provë që Izraeli do të jetë aty përgjithmonë; v) Njohja e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nuk përjashton ‘tëo-state solution’, pra ekzistencen e dy shteteve, atë të Izraelit dhe të Palestinës; vi) kufinjtë dhe territoret do të përcaktohen në bisedime. Në këtë këndvështrim, Administrata Trump, beson se me njohjen e njëanshme të Jerusalemit, në fakt po detyron palët që të gjejnë një zgjidhje permanente.

Fuqitë e mëdha që votuan kundër, në fakt po mbajnë atë qëndrim që është mbajtur prej shtatë dekadash pa sukses. Shtete të tjera, si Turqia dhe aleatë të sajë, kundërshtojnë logjikën amerikane.

Në kontrast të plotë me situatën politike shpërthyese në Washington, të dy partitë në Kongres dhe jashtë saj shprehën mbështetjen e tyre unanime për këtë vendim të Presidentit Trump.



Ju sugjerojmë

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja
Aktualitet

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

10 Qershor, 2025 8:05 pm
Megi Fino zëvendëson Romina Kukon, zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Megi Fino zëvendëson Romina Kukon, zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak

10 Qershor, 2025 6:12 pm
Profilet e 13 kandidatëve për BKH-në
Aktualitet

Profilet e 13 kandidatëve për BKH-në

10 Qershor, 2025 5:38 pm
35 organizata, peticion MEKI-t: Ndalni punimet në Spaç
Aktualitet

35 organizata, peticion MEKI-t: Ndalni punimet në Spaç

10 Qershor, 2025 5:07 pm
Kalaja e Bashtovës rihap dyert për vizitorët
Aktualitet

Kalaja e Bashtovës rihap dyert për vizitorët

10 Qershor, 2025 3:35 pm
U gjetën 6 kg heroinë dhe municione, pezullohen nga detyra 4 policët në Kapshticë
Aktualitet

U gjetën 6 kg heroinë dhe municione, pezullohen nga detyra 4 policët në Kapshticë

10 Qershor, 2025 3:07 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

“Flakë në det”/ SPAK kërkon mbi 100 vite burgim për grupin e Gëzim Çelës

10 Qershor, 2025 2:53 pm
Sezoni turistik/Ngrihet task-forca ndërinstitucionale mes disa drejtorive në Shkodër
Aktualitet

Sezoni turistik/Ngrihet task-forca ndërinstitucionale mes disa drejtorive në Shkodër

10 Qershor, 2025 2:33 pm
“Të ndëshkohet çdo autor”/ Ministri Hoxha: Zjarrvënia e qëllimshme, akt kriminal
Aktualitet

“Të ndëshkohet çdo autor”/ Ministri Hoxha: Zjarrvënia e qëllimshme, akt kriminal

10 Qershor, 2025 2:13 pm
Para
Robotët e seksit së shpejti mund të “lindin” edhe fëmijë

Robotët e seksit së shpejti mund të “lindin” edhe fëmijë

Shqiptarët kursejnë ushqimet për të blerë televizorë dhe kompjutera

Shqiptarët kursejnë ushqimet për të blerë televizorë dhe kompjutera

Xhafaj: Çapajt nuk janë simbol i Elbasanit. Sjellim policët më të mirë për të luftuar krimin në këtë qytet

Xhafaj: Çapajt nuk janë simbol i Elbasanit. Sjellim policët më të mirë për të luftuar krimin në këtë qytet
















TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com