Italia vijon të raportoj shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit, në autoritetet shëndetësore, deklarojnë se kanë humbur jetën 467 qytetarë nga COVID-19.
Në total numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet, ka shkuar në 109,346. Po ashtu, në harkun kohor të 24 orëve të fundit janë regjistruar 23,904 raste të reja me koronavirus nga 351,221 teste të realizuara.
Në Itali është vendosur që përveç mjekëve dhe infermierëve që ndodhen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, të marrin vaksinën anti-Covid edhe farmacistët si edhe stafe mjekësore që janë në kontakt me këtë sëmundje të rëndë.