Aktualitet

464 teste, Kosova shënon 117 raste dhe 5 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:16 - 05/09/20 |
Opi Nion

5 viktima dhe 117 raste të reja infektimesh. Është ky bilanci i shifrave Covid në 24 orët e fundit në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 117 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë raportohet se janë edhe 131 persona që janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.431 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.040./Opinion.al

 

Pas