Një person është gjetur i pajetë në zonën e Kallmit në Durrës. Mësohet se trupi i 46 – vjeçarit me inicialet I. J banues në Tiranë është gjetur nga kalimtarë të zonës bregdetare. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune dhe dyshohet se është mbytur. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.