Kronikë

46-vjeçari në Vlorë u gjet i pajetë në banesë, çfarë dyshohet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:16 - 19/02/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 46-vjeçarit Altin Alikaj i cili kishte dy javë që nuk komunikonte me familjen e tij dhe 8 ditë i shpallur i humbur.

Ai është gjetur këtë të shtunë i pajetë. Ka qenë nëna e tij, e cila e ka gjetur sot 46-vjeçarin pa jetë brenda shtëpisë së tij, e cila ishte vetëm pak metra nga shtëpia e prindërve të tij.

Familjarët kanë ngritur dyshime se 46-vjeçari mund të jetë vrarë, kjo pasi në kokë e në trupin e tij janë gjetur shenja dhune, të çara e fraktura. Trupi i pajetë i tij është dërguar në morg, ku aktualisht po merret mjekësia ligjore.

46-vjeçari ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. 46-vjecari jetonte vetëm, ndërsa prindërit shumicën e kohës jetonin në Greqi. Duke qenë se nëna ndodhej në shtetin fqinj, e moshuara kishte udhëtuar drejt Vlorës, dhe kur kishte mbërritur në banesën e të birit, e kishte gjetur atë të pajetë. Viktima mësohet se ka qenë ushtarak.

Pas