46-vjeçari Altin Alikaj, i cili u gjet nga familjarët i pajetë në banesën e tij në Vlorë dyshohet se është vrarë.
Alikaj është goditur me sëpatë në kokë. Viktima ka një plag ë në kokë dhe po ekzaminohet në morg.
Dyshohet se autori ka ulur automatine e dritave dhe ka helmuar edhe qentë e komshinjve për të mos bërë zhurmë.
46-vjeçari dyshohet se ndodhej i vrarë në shtëpi prej disa ditësh. Ai njihet si përdorues droge. Policia e Vlorës njoftoi ditën e sotme se trupi i pajetë i Alikajt u gjet nga nëna e tij në lagjen 24 Maji. 46-vjeçari ishte shpallur i humbur prej 8 ditësh, që nga 11 Shkurti.