Kronikë

45-vjeçari qëllon me thikë dy persona në Maliq


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:11 - 27/05/21 |
Opi Nion

Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Maliqit pasi ka qëlluar me thikë dy persona.

Mësohet se L. L. , banues në fshatin Orman-Pojan, ka qëlluar me thikë  pas një k konflikti për motive të dobëta shtetasin P. S., 62 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”./ Opinion.al

Pas