Kronikë

45-vjeçari i dënuar për vrasje tenton të kalojë kufirin me pasaportë false


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:57 - 10/06/21 |
Opi Nion

Një 45-vjeçar i dënuar më parë për vrasje me paramendim,  është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar.

Bëhet fjalë për Besnik Çoadari, i cili u paraqit në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“45-vjeçari është paraqitur në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave./Opinion.al

Pas