Një 45-vjeçar i dënuar më parë për vrasje me paramendim, është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar.
Bëhet fjalë për Besnik Çoadari, i cili u paraqit në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“45-vjeçari është paraqitur në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave./Opinion.al