Vijojnë kontrollet e Policise së Shtetit, sidomos me plan masash të veçantë gjatë fundjavës për rritjen e parametra të sigurisë në rrugë. Kështu, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të së dielës, nga Policia Rrugore duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur 4 drejtues mjetesh.
Jane pezullar 25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool, për semafor e kontroll teknik. 21 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 2 automjete për mungesë dokumentash.
Kontrolle të shumta janë zhvilluar nga Shqiponjat e Patrullat e Përgjithshme, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi Lulëzim Rrushi, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip Porsch, nuk i ka ndaluar pikës së kontrollit duke u larguar me shpejtësi shumë të madhe dhe duke rrezikuar edhe jeten e punonjësve të policisë në pikën e kontrollit.
Pas 45 minutash ndjekie nga Shqiponjat, Qarkullimi Rrugor e Patrullat e Pergjithshme u bë kapja dhe arrestimi i tij, si dhe bllokimi i automjetit”, thuhet në njoftimin e Policisë. Gjithashtu Shqiponjat e Patrullat e Pergjithshme në orët e para të mëngjesit kanë parandaluar përshkallëzimin e nje konflikti të çastit mes disa të rinjve në një lokal në zonën e ishBllokut. Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 18 persona. Janë kontrolluar rreth 20 lokale nate dhe janë gjobitur 13 prej tyre për shkelje si: – Punonjës të pa rregjistruar të punësuar në lokale. Mos dhënie të kuponit tatimor klientëve.