Kronikë

45.5 kg kokainë në kontejnerat me mish pule, kush janë 2 të arrestuarit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:31 - 16/06/22 |
Opi Nion

Janë zbuluar identitetet e dy personave të arrestuar për kokainë e kapur mbrëmjen e së mërkurës në Portin e Durrësit.

Mësohet se në pranga ka rënë administratori i kompanisë, që porositi mishin e pulës nga Brazili, brenda të cilit u gjet 45.5 kg kokainë, shtetasi kosovar, Arben Ferizi.

Po ashtu policia bëri me dije se është arrestuar nga policia edhe agjenti doganor në Portin e Durrësit, i kontraktuar nga kompania, shtetasi Egert Vargu.

Mbrëmjen e djeshme, në Portin e Durrësit,  si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut dhe në bazë të dyshimeve të krijuara nga Task Forca që vepron në Port, bazuar edhe në informacionet që dispononte Policia Kriminale e DVP Durrës, ka ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë.

Pas