Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

44 vite burg për ish-lojtarët e Partizanit. Trafikonin dhe shisnin kokainë në Angli

2017/04/03 at 7:38 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
44 vite burg për ish-lojtarët e Partizanit. Trafikonin dhe shisnin kokainë në Angli

Dy ish- futbollistë profesionistë, pjesë e një bande e krimit të organizuar, u burgosën me një total prej 44 vitesh pasi u kapën me kokainë me vlerë 2 mln £.


Shpërndarësit shqiptarë të drogës ishin nën vëzhgim nga oficerët e infiltruar të policisë, kur blenë dërgesën prej 20 kg drogë në Peterborough dhe e dërguan në një shtëpi të izoluar në qendër të Londrës.

Ata u arrestuan pasi i shitën paketa kokaine dy klientëve më 1 shtator të vitit të kaluar.

Detektivët e gjetën pjesën tjetër të drogës në një shtëpi në Finchley, në veri të Londrës dhe konfiskuan një total prej 116.000 £ në para të thata.

Në gjykatën e “Old Baileyt” u deklarua se kryetari i bandës, Amarildo Fufi, 25 vjeç, dora e tij e djathtë, Basmir Berberi, 31 vjeç dhe “ushtari këmbësor i përbetuar” Mario Xhafa, 26 vjeç, kanë qenë futbollistë profesionistë shqiptarë para se të ktheheshin në kriminelë.

Fufi, i cili dikur ka luajtur për Partizanin e Tiranës thuhet se vjen nga një familje e shquar dhe e pasur në Shqipëri dhe kishte në pronësi një avion Cessna.

Berberi bënte pjesë në kombëtaren shqiptare, por karriera e tij përfundoi dy vite më parë, kur ai pësoi një lëndim të rëndë në gju. Xhafa gjithashtu pësoi një dëmtim në gju, gjatë një ndeshjeje për skuadrën italiane Benevento Calcio në Serinë C.

Të tre, së bashku me Kamado Dishan, 27 vjeç, u deklaruan fajtorë për shpërndarje droge.

Gjyqtari, Recorder Max Hill QC, e dënoi Fufin me 16 vite burg, Berberin me 12 vite burg dhe Xhafën e Dishën me 8 vite burg secilin.

Marius Pali, një lavazhier shqiptar i cili u kap në tentativë e sipër për të blerë 1 kg kokainë nga banda, u dënua me 5 vite burg.

“Kjo është një tregti shkatërruese droge dhe një vepër penale e cila të bën të pasur, por për ata që kapen shkakton varfëri, lëndime dhe ndonjëherë vdekje. Kjo është arsyeja pse gjykata duhet të marrë një këndvështrim serioz kur kap njerëz të përfshirë në një komplot për të furnizuar drogë të këtij lloji. Ajo çfarë policia zbuloi nga gjithë mbikëqyrja, ishte një rrjet i vogël i krimit të organizuar që përfshinte blerjen dhe shitjen e sasive të mëdha të kokainës me një pastërti prej 80%”, u tha Recorder Hill shqiptarëve.

Fufi kishte bërë të mundur kalimin e Berberit nga Shqipëria për në Britani të Madhe, në maj të vitit të kaluar, në mënyrë që ai të shpërngulej atje.

Pasi kishin siguruar një shtëpi në Mansfield House në Great North Road, Finchley dhe një apartament në Winkley, Muswell Hill, Disha solli 20 kg kokainë nga Peterborough.

Droga u kthye në Londër dhe Xhafa i dorëzoi paketa 1-kilogramëshe Palit dhe një klienti tjetër të paidentifikuar në një Mercedes të zi.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, u zbuluan paketat 1-kilogramëshe të kokainës, të mbështjella me kujdes.

Në apartamentin në Winkley u gjetën pasaporta dhe dokumente regjistrimi për një makinë blu të tipit “Ford Mondeo” sëbashku me disa mijëra paund në para të thata.

Disha kishte në posedim një shumë prej një  116.000 £ në para të thata.

Fufi dhe Berberi pranuan akuzat e shpërndarjes së drogës së klasit A, gjithashtu Disha dhe Pali pranuan kryerjen e kësaj vepre penale./tvklan.al

 

Etiketa: 44 vite burgangliish-lojtaret e partizanitkokaine


Ju sugjerojmë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd
Rajoni

Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd

28 Qershor, 2025 7:02 pm
Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët
Kronikë

Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët

28 Qershor, 2025 7:00 pm
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Viti i ri shkollor nis më 8 shtator

28 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
Video/ Darka Meta-Rama, misteri i dy shisheve të verës që nuk u pinë

Video/ Darka Meta-Rama, misteri i dy shisheve të verës që nuk u pinë

Prekëse/ Ndarja nga jeta e Françesk Radit, Rozana: Tregoi mamit dhe babit atje lart ….

Prekëse/ Ndarja nga jeta e Françesk Radit, Rozana: Tregoi mamit dhe babit atje lart ....

Pas darkës me Ramën/ Në orën 21:00 Ilir Meta mbledh kryesinë e LSI

Pas darkës me Ramën/ Në orën 21:00 Ilir Meta mbledh kryesinë e LSI
















TE FUNDIT

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
28 Qershor, 2025

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me aksidentin e regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin...

Lexo më shumë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
28 Qershor, 2025

16 persona kanë kërkuar ndihmë tek policia Kufitare e Himarës pasi në zonën midis plazhit të Qeparoit dhe Borshit duke...

Lexo më shumë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
28 Qershor, 2025

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com