Aktualitet

43-vjeçari shqiptar vret me thikë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj


               Publikuar në : 20:34 - 18/08/19 |
xhu lia

Një 43-vjeçar me origjinë nga Kosova mësohet se ka qëlluar me thikë në ish-bashkëshorten e tij dhe partnerin e saj duke i lënë të vdekur në vend në Gjermani.

Sipas mediave gjermane ngjarja ka ndodhur afër një stacioni treni ku ish-bashkëshortj e tij 32-vjeçare po qëndronte në makinë me foshnjën e saj 2-muajshe.

Çifti ishte divorcuar disa kohë më parë, pasi autori njihej si person i dhunshëm në familje.

Gruaja e divorcuar jetonte në strehën e grave të dhunuara në Iserlohn, ndërkohë pas ngjarjes foshnja është marrë nga policia dhe është vënë nën kujdesin e strehës së të rinjve.

Sipas mediave  gjermane të Shtypit,pranë vendit të ngjarjes po organizohej një dasëm me rreth 20 persona, ku  Pastori ishte kujdesur për njerëzit e tronditur nga ajo çfarë ndodhi. /Opinion.al/

Pas