Vetëm pak minuta më parë në media nisi të qarkullojë një lajm që njoftonte largimin e Agron Celajt nga gara elektorale, si kryesues i listës së LSI. Por pak minuta më pas, vetë Celaj e sqaruar këtë rrethanë, duke u shprehur se lajmi është përhapur nga persona të tmerruar nga rezultati i LSI, që aktualisht sipas tij po garon për deputetn e katërt në Shkodër.
Mësohet se njoftimi për tëheqjen e celajt është bërë nga një profil fals. “”Unë do të qëndroj në krye të listës, në gjakun tim rrjedh LSI,”, thotë Cela.