Bota

41-vjeçari tregon pse e vrau ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:12 - 08/07/22 |
Opi Nion

41-vjeçari Tetsuya Yamagami ka treguar arsyen përse vrau ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe gjatë një fjalimi që po mbante para disa qytetarëve.

Tetsuya Yamagami, pranoi për policinë në rajonin perëndimor të Narës, ku ndodhi vrasja se ishte ai që e kishte qëlluar Kryeministrin japonez, dhe se arsyeja pse e kishte bërë një gjë të tillë ishte fakti se dyshonte që ai ishte pjesë e një organizate të cilën ai e kishe inat.

“Tetsuya Yamagami ka pranuar se e ka qëlluar me një armë artizanale”, tha policia.

Policia tha se nuk ishte e qartë nëse “organizata e veçantë” e përmendur nga i dyshuari ekzistonte në të vërtetë, duke shtuar se hetimet po vazhdonin, por disa media japoneze e përshkruan organizatën si një grup apo sekt fetar.

Abe vdiq në spital të premten në mëngjes pasi u qëllua teksa po fliste në një ngjarje të fushatës politike.

Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe vdekja e tij në moshën 67-vjeçare ka tronditur thellësisht një vend ku krimi me armë është shumë i rrallë.

Pas