Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

4000 vepra arti u gjetën në banesën e 61-vjeçarit, reagon Ministria e Kulturës

2022/03/17 at 6:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
4000 vepra arti u gjetën në banesën e 61-vjeçarit, reagon Ministria e Kulturës

Ministria e Kulturës ka reaguar pasi policia e Tiranës informoi se ka arrestuar një 61-vjeçar, në banesën e të cilit ishin gjetur rreth 4000 vepra arti. 61-vjeçari Artan Koçiu, i cili banonte në rrugën “Shyqyri Brari” në Tiranë rezulton të jetë arrestuar edhe më parë për trafik të ikonave.

Mësohet se veprat e artit të gjetura në banesën e tij janë të karakterit fetar dhe kapnin vlerën 8 milionë euro, ndërsa dyshohet se ato janë të vjedhura në kisha në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni.

61-vjeçari Koçiu akuzohet për veprat penale “Vjedhja e veprave të artit e kulturës”, dhe “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.

Ndërsa Ministria e Kulturës, në reagimin e saj falenderon Policinë e Shtetit për punën e bërë dhe premton se ikonat e vjedhura në vendet fqinje do të kthehen.

“Falë bashkëpunimit të frutshëm ndërinstitucional u bë i mundur sekuestroja preventive e një sasie të konsiderueshme objektesh, një pjesë e të cilave, nga verifikimi paraprak, dyshohet të jenë pjesë e trashëgimisë kulturore.

Ministria e Kulturës, nëpërmjet institucioneve te saj te specializuara, ka bashkëpunuar ngushtësisht në nivel ekspertize me Policinë e Shtetit dhe është bërë pjesë aktive e procesit të identifikimit dhe iventarizimit të objekteve të sekuestruara: fotografimin, dhe regjistrimin e tyre. Do të vijohet me procesin e identifikimit, i cili do të zgjasë, deri në verifikimin e plotë dhe përfshirjen e tyre në databazën e objekteve të zhdukura.

Ministria e Kulturës ka ekspertizën e nevojshme në identifikimin e këtyre objekteve, krahas regjistrimit të tyre.

Është ende herët për të konkluduar nëse kemi të bëjmë me objekte të vjedhura apo te humbura, të përfshira në Regjistrin e Trashëgimisë sonë Kulturore, ndërkohë që një pjesë e tyre mund të jenë me origjinë të huaj.

Ministria e Kulturës falenderon Policinë e Shtetit për kontributin e dhënë në luftën kundër trafikimit të trashëgimisë sonë kulturore, një luftë të cilën po e intensifikojmë edhe më tej edhe pas ratifikimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me administrimin e bazës së të dhënave mbi objektet e vjedhura prej Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

Aktualisht Ministria e Kulturës ka një bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Interpolin dhe të gjitha institucionet kompetente ndërkombëtare, në sensibilizimin dhe luftën kundër trafikut të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Shumë shpejt Shqipëria do të rikthejë në Maqedoninë e Veriut edhe 20 ikona, të cilat pas sekuestrimit rezultuan të ishin me origjinë pikërisht nga shteti fqinj.

I njëjti proces verifikimi dhe konfirmimi mbi origjinen e tyre do të kryhet edhe me objektet e sekuestruara së fundi“, shkruhet në reagimin e Ministrisë së Kulturës./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
-U tha në Opinion

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

14 Janar, 2026 11:32 pm
“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
-U tha në Opinion

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

14 Janar, 2026 11:29 pm
Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
Bota

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

14 Janar, 2026 10:35 pm
SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
Bota

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

14 Janar, 2026 10:13 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Kryesore

Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS

14 Janar, 2026 9:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Vrasjet në Iran po ndalen, nuk ka plane për ekzekutime

14 Janar, 2026 9:27 pm
Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit
Aktualitet

Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit

14 Janar, 2026 8:37 pm
Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë
Bota

Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë

14 Janar, 2026 8:29 pm
“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump
Bota

“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump

14 Janar, 2026 8:21 pm
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet
Bota

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet

14 Janar, 2026 7:35 pm
Para
Shërbimet ruse arrestojnë zëvendëskomandantin e Gardës Kombëtare

Shërbimet ruse arrestojnë zëvendëskomandantin e Gardës Kombëtare

Salianji: Basha s’e bën fituese PD, Berisha të tërhiqet që partia të bashkohet

Salianji: Basha s'e bën fituese PD, Berisha të tërhiqet që partia të bashkohet

Video/Aktori i famshëm thirrje Putinit:Ti e nise këtë luftë, ti mund ta ndalësh

Video/Aktori i famshëm thirrje Putinit:Ti e nise këtë luftë, ti mund ta ndalësh

TE FUNDIT

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
14 Janar, 2026

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj është bërë jo pak qendër e vëmendjes për historitë e saj personale. E...

Lexo më shumë

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
14 Janar, 2026

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet...

Lexo më shumë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
14 Janar, 2026

Zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitry Medvedev duke provokuar europianët tha se ata nuk do të jenë në gjendje...

Lexo më shumë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
14 Janar, 2026

Shtëpia e Bardhë ka “provokuar” sërish shtetasit groenlandezë, teksa ka publikuar një skicë me AI, ku ndodhen dy slita me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com