Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Xarrë të Sarandës, kur një automjet la dalë nga rruga dhe për pasoja janë lënduar lehtë bashkëshortja e drejtuesit të mjetit dhe vajza e tij 5 vjeçare.
“Më datë 02.01.2022, rreth orës 21:05, në afërsi të Xarrës, shtetasi K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe, dhe vajza 5 vjece, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia duke bërë me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al