Rastet e konfirmuara të koronavirusit të Turqisë janë rritur në 82,329, tha Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca të shtunën.
Rritja prej 3,783 rastesh në 24 orët e fundit ka bërë që totali i rasteve në Turqi të jetë pranë atij të Kinës ku virusi u shfaq për herë të parë si dhe të kalojë për herë të parë Iranin duke u bërë kështu vendi me më shumë të prekur në Lindjen e Mesme.
Megjithatë numrat e raportuar nga Kina dhe Irani ende janë objekt diskutimi përsa i përket saktësisë së tyre.
Ministri i Shëndetësisë tha se 121 njerëz të tjerë kanë vdekur, duke çuar totalin e vdekjeve në 1,890.
Një total prej 1,822 personash janë shëruar nga koronavirus deri më tani, dhe numri i testeve të kryera gjatë 24 orëve të kaluara arriti në 40.520, tha ministri.
Ministria e brendshme gjithashtu tha se po shtyn kufizimet e qarkullimit në 31 qytetet më të mëdha për 15 ditë të tjera duke filluar në mesnatën e së shtunës. /Opinion.al