Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në policinë e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçare e cila akuzohet për mashtrim.
Mësohet se në pranga ka rënë Verjana Gega, ndaj të cilës ishin depozituar të paktën 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të së resë.
Gega u ka marrë atyre shuma të mëdha parash duke i mashtruar me viza dhe punësime jashtë territorit shqiptar.
Qytetarët e mashtruar janë kryesisht mes Tiranës dhe Elbasanit.
Rasti i fundit kur ajo është denoncuar për mashtrim është bërë nga një shtetas kosovar i cili i kishte dhënë asaj shumën prej 16 mijë eurosh për ta pajisur me pasaportë shqiptare.